Politike

"Ça bëhet kështu, vetëm me gratë po e mund Rama kënetën"/ Kryeministri nga Berati: Kaq sa jeni ju këtu, bufi nuk i mbledh dot…

Gjithashtu Rama tha se në listën e mbyllur kanë mbi 50% gra e vajza, ndryshe nga lista e mbyllur e kënetës me burra.

23 Prill 2025, 19:42 Nga E. D
"Ça bëhet kështu, vetëm me gratë po e mund Rama
Edi Rama

BERAT- Kreyministri Edi Rama, gjatë turit të tij elektoral, u ndal mbrëmjen e së mërkurës në Berat, ku zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e këtij qarku. Rama duke folur për barazinë gjinore në parlament, tha se janë krenar që kanë 71 gra e vajza në skuadrën e tyre të 11 majit. Gjithashtu Rama tha se në listën e mbyllur kanë mbi 50% gra e vajza, ndryshe nga lista e mbyllur e kënetës me burra.

“Thoshte dikush sot, ça bëhet kështu, vetëm me gratë po e mund Edi Rama kënetën. Në fakt kaq shumë sa jeni ju sot në këtë shesh, gratë dhe vajzat e Beratit për të dëshmuar këtë betejë me historinë, Bufi i kënetës nuk i mbledh dot burra e gra në të gjithë qarkun e Beratit. Por kjo nuk është çështje numrash, por çështje transformimi që ne  e kemi bërë të mundur sëbashku. Nuk është thejshtë një raport gjinor brenda PS, por një raport që ka pësuar Shqipëria përmes grave dhe vajzave në të gjitha nivelet.

Unë besoj se Shqipëria që ne trashëguam buzë humnerës, është se qendronte në një këmbë, nuk e kishte këmbën tjetër, nuk e kishte gruan dhe vajzën në dispozicion si burrat dhe djemtë. Ne nuk do të ndalemi këtu, ne duhet të ecim me të njëjtën vendosmëri deri sa në PS të kemi deri në 50% gra dhe vajza, madje më e mira do të ishte të kemi një më shumë se sa burrat dhe djemtë. Sepse çfarë arrijmë ne brenda kësaj force politike reflektohet në qeveri dhe qeverisje vendore. Ne u jemi imponuar forcave të tjera si ligje," tha Rama.

Më tej gjatë fjalës së tij Rama tha se në mandatin e katërt do të ketë më shumë vëmendje dhe mbështetje për nënat shqiptare, duke nisur nga bonusi i bebes, e deri te dyfishimi i mbështetjes financiare për nënat me fëmijë specialë.

Bonusin e bebes që e kemi dhënë për mbi çerek milioni bebe do ta transformojmë. Nga një çek që jepet në momentin e lindjes do ta kthejmë në një mbështetje të përmuajshme 2,3 dhe 5 vjet sipas numrit të fëmijëve. Mbështetjen me pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për nënat me shumë fëmijë, për shkak se nuk shjkojnë dot në punë për shkak se kanë shumë fëmijë të vegjël. Dyfishimin e mbështetjes për nënat me fëmijë me aftësi speciale”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll