23 Prill 2025, 19:24
Nga E. D
Sali Berisha
VORË- Kreu i Partisë Demokratike, gjatë takimit në Vorë, paralajmëroi banditët e Vorës, Xhabaftët, duke u shprehur se, pas 11 majit do t'i shpallen organizatë terroriste. Gjithashtu ai u bëri thirrje që të mos kërcënojnë qytetarët e Vorës. Kreydemokrati gjithashtu deklaroi se këto banda do përfundojnë në burg me kryebashkiakun Erion Veliaj.
"Ndaj dhe, të gjitha këto miliarda euro të zhdukura, do bëhet e pamundura për t’ua rigjetur dhe për t’ua rikthyer shqiptarëve. Këta banditë, dhe dëgjoni ju Xhabaftët, dëgjoni Xhabaftë këtu, dëgjoni këtu. Ju kriminelë, që nga banda e Erion Veliajt, shndërroheni në bandën e atij dhe këtij; mos kërcënoni qytetarët e Vorës, se unë ju jap fjalën e nderit, se vend mbi tokë nuk do të keni për terroristë, për terroristë. Ju keni mbështetjen e një delinkuenti që është kryeministër, keni mbështetjen e një njeri që s’ka ligj e as moral për karrigen e tij, dhe bëheni ushtarë të tij.
Por ju garantoj se, te Erioni do shkoni dhe bashkë me ju, do vijë dhe Edi aty. Ju garantoj se javën e parë të qeverisë do të shpalleni organizatë terroriste dhe forca e ligjit, forca e shtetit do të jetë e pamëshirë ndaj jush.
Vidhni, plaçkisni me ndihmën e shtetit çdo ditë dhe tani dilni për të trembur qytetarët për vota. Mjerë ju çdo pësoni. Ua them unë ju. Ju në Elbasan, Durrës, Shkodër kudo që jeni, soji juaj do shpallet terrorist, mbajeni mend këtë. Miqtë e mi, nuk ka fibër më të fortë, nuk ka guxim më të madh se guximi i qytetarëve të lirë.
Të lirë, na bën vota e 11 majit, ndaj dhe të bashkohemi të gjithë të votojmë për Vorën, të votojmë për Shqipërinë. Ju garantoj se, qeveria do të rindërtojë infrastrukturën në të gjitha skajet e kësaj bashkie. Garantoj Kasharin se, në reformën territoriale do jetë një bashki, ndër kryesoret e vendit. Garantoj të rinjtë, të rejat se, shanset për punë, për strehim, për një jetë tjetër do jenë reale në Shqipëri. Rroftë Vora, rroftë Shqipëria! Faleminderit" tha Berisha.
sali berisha
Politike
23 Prill 2025, 19:17
M.L
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu për takimin elektoral të kryeminitrit Edi Rama...
Politike
23 Prill 2025, 19:09
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka postuar një mesazh nga një qytetar në rrjetin e tij social Facebo...
Politike
23 Prill 2025, 19:02
Sali Berisha
VORË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit në Vorë premtoi pastrimin e shtëpisë, me...
Politike
23 Prill 2025, 18:50
E. D
Sali Berisha
VORË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit për bujqësinë në Vor&eu...
Politike
23 Prill 2025, 18:36
E. D
Sali Berisha
VORË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputet në Vorë,...
Politike
23 Prill 2025, 18:25
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Partia Demokratike i është drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve me një shkresë ku kërk...
Politike
23 Prill 2025, 18:30
M.B
Edi Rama
POLIÇAN- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Poliçan. Rama tha se socialistët kanë...
Politike
23 Prill 2025, 18:27
M.B
Edi Rama
POLIÇAN- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Poliçan. Rama premtoi se në mandatin e ka...
Politike
23 Prill 2025, 18:17
M.B
Sali Berisha
VORË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim elektoral në Vorë. Berisha tha se n&eum...
Politike
23 Prill 2025, 18:03
E. D
Sali Berisha
VORË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatët e PD-Aleanca për Shqipërinë Madh&eu...