Politike

Dyshohet se ka shpërndarë materiale elektorale duke përdorur makinën e ministrisë, nën hetim Ervin Hoxha! Kallëzohet në KQZ edhe kandidatja e PS në Roskovec

Mësohet se denoncimi është bërë nga organizata “Qëndresa Qytetare”, e cila publikoi fotografi që tregojnë Çaushin duke zhvilluar një aktivitet elektoral në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Rramen Dashi” në fshatin Arapaj.

23 Prill 2025, 19:32 Nga M.B
Dyshohet se ka shpërndarë materiale elektorale duke përdorur
Foto ilustruese

TIRANA- KQZ ka njoftuar se ka nisur procedurat administrative edhe ndaj ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, pas një tjetër kallëzimi nga e njëjta organizatë. Ministri njëherësh kandidat e i PS-së, dyshohet se ka shpërndarë materiale elektorale në Tiranë duke përdorur makinën zyrtare të ministrisë.

Gjithashtu kandidatja e Partisë Socialiste në Roskovec, Zegjine Çaushi, është kallëzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shfrytëzim të aseteve shtetërore në fushatë elektorale.

Mësohet se denoncimi është bërë nga organizata “Qëndresa Qytetare”, e cila publikoi fotografi që tregojnë Çaushin duke zhvilluar një aktivitet elektoral në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Rramen Dashi” në fshatin Arapaj.

zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll