Aktualitet

Fraksioni i dytë i dosjes "5D"/ SPAK jep pretencën për të pandehurit, kërkon 1 vit burg për ish-drejtoreshën e bashkisë Tiranë

Për Teuta Guri, Renaldo Gjerazi dhe Gentjan Meraj, prokurori i Posaçëm Klodian Braho kërkoi dënimin me 9 muaj burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar 6 muaj.

23 Prill 2025, 13:36 Nga r.ll
 
Fraksioni i dytë i dosjes "5D"/ SPAK jep pretencën për
Deborah Keci dhe Eglantina Zere

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dhënë ditën e sotme pretencën për fraksionin e dytë të dosjes "5D". Në këtë dosje të përfshira rezultojnë të jenë dy ish-drejtoreshat e Bashkisë së Tiranës, Deborah Keçi dhe Eglantina Zere.

SPAK kërkon shpalljen fajtore të Keçit dhe dënimin e saj me 1 vit burg, i cili nga gjykim të shkurtuar zbret në 8 muaj burgim. Gjithashtu prokuroria kërkoi pezullim dhe shërbim provë për 2 vite në mënyrë që gjatë kësaj kohe mos të kryejë vepër tjetër penale si dhe heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite. 

Për Teuta Guri, Renaldo Gjerazi dhe Gentjan Meraj, prokurori i Posaçëm Klodian Braho kërkoi dënimin me 9 muaj burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar 6 muaj. Për të tre u kërkua edhe pezullim me afat dy vjeçar qe gjatë kësaj kohe të mos ushtrojë vepër tjetër penale si dhe u dha dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojnë funksione publike. Ndërkohë bëhet me dije se seanca e radhës ku do të flasin avokatët mbrojtës u caktua të mbahet më 8 maj në orën 12:00.

Dosja 5D

Nga provat e mbledhura gjatë hetimeve, është provuar fakti se e pandehura Deborah Keçi, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor është dakortësuar me përfaqësuesin e operatorit ekonomik “V.A.S Konstruksion” sh.p.k për ta shpallur fitues të procedurës së prokurimit që në fazën e përgatitjes së dokumenteve, ende pa u shpallur procedura.

Të pandehurit Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Rejnaldo Gjerazi, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, nuk kanë ushtruar në përputhje me ligjin detyrën e tyre për vlerësimin dhe klasifikimin e ofertave, por kanë vlerësuar dhe klasifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik operatorin ekonomik “5D Konstruksion” sh.p.k, i cili ka qënë i paracaktuar për tu shpallur fitues nga e pandehura Deborah Keçi.

Gjithashtu nga veprimet hetimore të kryera gjatë hetimeve paraprake është provuar fakti se e pandehura Eglantina Zere, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking” institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me të pandehurit Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Rivjola Baxha, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), si dhe me të pandehurin Kristo Zhulati në cilësinë e anëtarit të Njësisë së Prokurimit kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomik fitues “V.A.S Konstruksion sh.p.k” dhe “Rroku Guest” sh.p.k, në procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion i sheshit të parkimit te Selman Stermasi”, të zhvilluar në datën 01.10.2019.

spak dosja 5d deborah keci eglantina zere

Sondazh

Poll