Aktualitet

Skandali me përdorimin e pesticideve/ Resuli: Kush është kandidati për deputetë që ka lobuar për helmimin e ngadaltë të popullsisë?

Me anë të një postimi në Facebook, Resuli shkruan se 'Ethefoni' është një substancë që përdoret për të përshpejtuar pjekjen artificiale të frutave. 

23 Prill 2025, 12:21 Nga I.A
Skandali me përdorimin e pesticideve/ Resuli: Kush është
Ervin Resuli

TIRANË- Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka ngritur një shqetësim në lidhje me përdorimin e substancës 'Ethefon' në perimet dhe frutat në vend. Me anë të një postimi në Facebook, Resuli shkruan se 'Ethefoni' është një substancë që përdoret për të përshpejtuar pjekjen artificiale të frutave. 

Pas publikimit të investigimit nga ana e Piranjave në lidhje me këtë shqetësim, Resuli thekson se kjo substancë lejohet vetëm për kulturën e pambukut dhe të duhanit. Por ndryshe ka vendosur Ministria e Bujqësisë për këtë, pasi e kanë lejuar dhe në përdorimin e domateve për konsum. Resuli në fund ka theksuar se tashmë është koha për hetim dhe koha për ndëshkim.  

Postimi i Plotë:

Kush është kandidati për deputet që mbështetet nga grosistët e pesticideve – për përfitime personale, duke helmuar shqiptarët?
A mban njeri përgjegjësi për helmimin masiv të shqiptarëve me një nga hormonet më të rrezikshme për jetën e konsumatorëve?
ETHEFONI, një substancë që përdoret për të përshpejtuar pjekjen artificiale të frutave, është lejuar për kulturën e pambukut, në një vend që nuk kultivon asnjë metër katror pambuk!
A është kjo një gafë, apo një krim me dashje?
Kush ka përfituar personalisht nga kjo lejim skandaloze?
Cili kandidat për deputet, i sponsorizuar nga grosistët e pesticideve, ka lobuar për t’i hapur rrugë këtij helmimi të ngadaltë të popullsisë?
Dikush ka favorizuar interesat e tregtarëve mbi shëndetin e qytetarëve. Dikush ka mbushur xhepat, ndërsa ne konsumojmë fruta “të pjekura” me toksina.
Koha për hetim dhe ndëshkim!

ervin resuli

Sondazh

Poll