Politike

"Besnikët" e Veliajt drejt largimit?! Emërohet drejtuesi i ri i Policisë Bashkiake të Tiranës (EMRI)

Ndërkohë në detyrën e shefit të Policisë Bashkiake ishte komanduar Toni Beni i cili u shkarkua një muaj më parë.

23 Prill 2025, 15:13 Nga M.B
"Besnikët" e Veliajt drejt largimit?! Emërohet drejtuesi i
Erion Veliaj

TIRANA- Elona Lalaj Xhelilaj do të marrë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Bashkiake Tiranë duke zëvendësuar Toni Benit i cili njihej si një nga njerëzit e afërt të Erion Veliajt. Mesa duket ky emërim është pjesë e "aksionit" për largimin e njerëzve të Veliajt në Bashki. Ndërkohë në detyrën e shefit të Policisë Bashkiake ishte komanduar Toni Beni i cili u shkarkua një muaj më parë.

Pas përplasjeve për postin e nënkryetarit të Bashkisë ku Veliaj emëroi Sara Goxhajn të cilën Rama e shkarkoi duke emëruar të preferuarën e tij Anuela Ristani, tashmë dhe drejtuesi i ri i Policisë Bashkiake duket të jetë një preferencë e kryeministrit i cili dukshëm po drejton Bashkinë e Tiranës edhe pse jo drejtpërdrejtë. Gjithashtu këto lëvizje nisën pas kaosit të krijuar në institucion pas arrestimit të Veliajt.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

bashkia tirane

Sondazh

Poll