Politike

Berisha: Sistemi i ri fiskal mbi ndërtimet do të reflektohet edhe në uljen e çmimeve të qirave

Berisha ka theksuar se këto faktorë kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të pasurive të paluajtshme.

23 Prill 2025, 13:39 Nga I.A
Berisha: Sistemi i ri fiskal mbi ndërtimet do të reflektohet edhe
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha, u shpreh se çmimet e larta të ndërtesave dhe qirave në Tiranë janë pasojë e ndikimeve të korrupsionit dhe trafikut të drogës. Berisha ka theksuar se këto faktorë kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të pasurive të paluajtshme. Ai garantoi se, me implementimin e një sistemi të ri fiskal për ndërtimet dhe ndërtimet sociale, do të ketë një ulje të ndjeshme të çmimeve, si në blerje ashtu edhe në qira.

"Keni shumë të drejtë. Çmimet e ndërtesave në Tiranë dhe çmimet e qirave të ndërtesave.... çmimet e ndërtesave përcaktohen nga droga dhe korrupsionit, për rrjedhojë prej tyre rriten edhe çmimet e qirave. U garantoj se sistemi i ri fiskal mbi ndërtimet dhe ndërtimet sociale do japin një ulje të ndjeshme të këtyre çmimeve, qoftë në blerje, qoftë në qira," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll