Politike

Berisha: Barra fiskale mbi çmimin e naftës do jetë njësoj si në Kosovë

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook, Berisha ka theksuar se barra fiskale do të zbresë në nivelin e saj që ekziston në Maqedoni dhe Kosovë. 

23 Prill 2025, 13:42 Nga I.A
Berisha: Barra fiskale mbi çmimin e naftës do jetë njësoj
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se barra fiskale mbi çmimin e naftës do të jetë njësoj si në Kosovë. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook, Berisha ka theksuar se barra fiskale do të zbresë në nivelin e saj që ekziston në Maqedoni dhe Kosovë. 

"Në fakt pardje kanë qenë 107 lek litri në Maqedoni dhe keni shumë të drejtë. Asnjë diskutim nuk ka që barra fiskale mbi litrën e naftës, do të zbresë në nivelin e saj që ekziston në Maqedoni dhe Kosovë. Dhe në Shqipëri nuk do të shitet litër nafte +- 10% të çmimit që ka në Kosovë dhe Maqedoni," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll