Politike

Berisha: Siguria në shkolla prioritet, orari në shkolla do të jetë 8 orë, që fëmijët të ushqehen dhe kryejnë detyrat

Berisha propozoi një sistem orari të ri që do t'u mundësojë fëmijëve të qëndrojnë në shkolla për 8 orë, ku do të ushqehen dhe bëjnë detyrat.

23 Prill 2025, 14:16 Nga I.A
Berisha: Siguria në shkolla prioritet, orari në shkolla do të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha ngriti shqetësimin e tij për rritjen e dhunës në shkollat shqiptare, duke përmendur vrasje dhe plagosje të ndodhura gjatë muajve të fundit. Berisha kërkoi një qëndrim të fortë dhe pa tolerancë ndaj dhunës në shkolla. Ndërkohë që në fund, Berisha propozoi një sistem orari të ri që do t'u mundësojë fëmijëve të qëndrojnë në shkolla për 8 orë, ku do të ushqehen dhe bëjnë detyrat.

"Problem madhor dhe në rritje. Vetëm muajt e fundit ka patur vrasje e plagosje në shkollat tona. Disa jo një. Një qëndrim krejtësisht tjetër ndaj dhunës në shkolla do të mbahet. Toleranca do të jetë zero. Nga ana tjetër shkollat do të kenë si orar, jo orarin e mësimit, por 8 orë në mënyrë që fëmijët të qëndrojnë, të ushqehen dhe të bëjnë detyrat dhe mësimet në shkollë dhe familjarët të kryejnë detyrimet në punë që kanë. Çështja e dhunës në shkolla është madhore edhe e familjeve të cilat nuk duhet kurrë të pranojnë që fëmijët e tyre të shkojnë në shkolla të armatosur, por edhe të mos kenë asnjë motiv për ta bërë këtë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll