Politike

"Kodi aktual ndoshta është kodi më absurd i planetit"/ Berisha: Ne do e ndryshojmë atë dhe reformën territoriale

Berisha e ka konsideruar këtë kod si antikushtetues dhe ka theksuar se ai dëmton partitë e vogla, duke nxjerrë në pah se për këtë arsye ai kishte propozuar bashkimin e forcave politike për një ndryshim të këtij kodi.

23 Prill 2025, 14:15 Nga I.A
"Kodi aktual ndoshta është kodi më absurd i planetit"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka kritikuar ashpër kodin aktual zgjedhor, duke e cilësuar atë si "më absurdin e planetit" dhe ka premtuar se do të ndërmarrin një reformë për ta ndryshuar atë.Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha e ka konsideruar këtë kod si antikushtetues dhe ka theksuar se ai dëmton partitë e vogla, duke nxjerrë në pah se për këtë arsye ai kishte propozuar bashkimin e forcave politike për një ndryshim të këtij kodi.

"Njëherë, një përshëndetje të përzemërt Milaim. Keni shumë të drejtë. Kodi aktual ndoshta është kodi më absurd i planetit. Ndoshta, nuk them se i njoh të gjitha kodet, por ka elementë të qartë antikushtetues. Siç e dini, unë ftova të gjitha partitë të bashkoheshim pasi në të vërtetë ky kod ndëshkon partitë e quajtura të vogla. Pikërisht një nga shkaqet e aleancës së madhe me 25 forca politike ishte edhe ndryshimi i kodit. Por disa prej tyre refuzuan me pretekstin se ne nuk jemi për rotacionin.

Nuk janë për ndryshimin, pra janë për qëndrimin e Edi Ramës, pavarësisht se çfarë pasojash ka kodi mbi to. Por ne do e ndryshojmë kodin dhe reformën territoriale. Reforma territoriale për fat të keq ka ndëshkuar qytetarët shqiptarë ndoshta pas reformës në drejtësi më shumë se çdo reformë tjetër. U ka larguar shërbimet, u ka prerë investimet. Kudo që shkon nuk ka më investime. Kudo që shkon ka vetëm rrogëtarë që ushqehen me taksat e qytetarëve dhe nuk ofrojnë asgjë si shërbim," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll