Politike

Berisha: Amnistia ndaj gjobave absurde të gjobëvënësve do jetë një nga aktet më të para të qeverisë së ardhshme

Berisha njoftoi se të gjitha gjobat e vendosura mbi qytetarët para datës 11 maj dhe deri në vitin 1992, përfshirë gjobat dhe kamatat e çdo lloji, do të falen dhe do të bëhen zero.

23 Prill 2025, 13:33 Nga I.A
Berisha: Amnistia ndaj gjobave absurde të gjobëvënësve do
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha, ka deklaruar se amnistia ndaj gjobave dhe kamatave abuzive do të jetë një nga aktet e para të ekzekutivit të tij. Berisha njoftoi se të gjitha gjobat e vendosura mbi qytetarët para datës 11 maj dhe deri në vitin 1992, përfshirë gjobat dhe kamatat e çdo lloji, do të falen dhe do të bëhen zero.

"Të gjitha gjobat mbi qytetarët, të vendosur para datës 11 maj dhe gjer në vitin 1992, gjoba dhe kamata të çfarëdo lloji, do falen dhe do jenë zero. Po kështu dhe gjobat e biznesit të vogël. U garantoj se amnistia për qytetarët, amnistia ndaj gjobave absurde të gjobëvënësve, do jetë një nga aktet më të para të qeverisë së ardhshme," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll