Politike

"Programi ynë është ‘çdo çift, një çati’! "/ Berisha: Do japim 30 mijë euro grant dhe do ulim të paktën 10 herë taksat mbi sipërfaqen e ndërtimit

Berisha tha se përveç projektit "Çdo çift, një çati", do të ofrohen grante prej 30 mijë eurosh për të mbuluar interesat e kredisë.

23 Prill 2025, 13:17 Nga I.A
"Programi ynë është ‘çdo çift, një
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha, u shpreh se programi i partisë së tij do të bëhet realitet për çdo çift, duke ofruar mbështetje për strehimin e familjeve shqiptare. Berisha tha se përveç projektit "Çdo çift, një çati", do të ofrohen grante prej 30 mijë eurosh për të mbuluar interesat e kredisë. Më tej Berisha tha se kredia do të paguhet tërësisht nga shteti në rast se çifti ka fëmijën e tretë.

"E nderuar zonjushë, programi ynë është çdo çift, një çati. Dhe u siguroj se ne këtë program do e bëjmë realitet. Çmimet e sipërfaqeve të ndërtimit këtu janë stratosferike. Por ne do bëjmë sërish, përveç projektit që çdo çift, një çati, që nënkupton një grant prej 30 mijë eurosh për të mbuluar interesat e kredisë. Dhe në rast se çifti dëshiron të ketë fëmijën e tretë, kredia i paguhet tërësisht nga shteti. Por krahas kësaj, ne kemi edhe dy projekte të tjera për strehimin e shqiptarëve, për lehtësimin. Së pari, ulim me të paktën 10 herë taksat që merren sot mbi sipërfaqen e ndërtimit. Taksat llogariten me vlerën e shitjes, ato do llogariten me vlerën e projektit. Dhe në këtë kontekst, në qoftë se sot ndërtuesi paguan taksë 100 gjer në 300 euro për metër katrorë, do paguajë 2 deri në 8 euro për metër katror. Ky është zotimi ynë, çka do të reflektohet direkt në taksa. Së treti, ne do ndërtojmë ndërtesa sociale me qëllimin e vetëm dhe kryesor që t’u japim mundësi shqiptarëve të strehohen me çmime të arsyeshme," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll