Politike

Berisha: Fëmijët autik përjashtohen nga detyrimi për tu paraqitur çdo vit në KEMP

Berisha theksoi se një diagnozë e tillë nuk duhet të jetë pengesë për fëmijët, duke i dhënë mundësinë për të ecur përpara, përfunduar shkollën dhe u integruar në shoqëri.

23 Prill 2025, 13:16 Nga I.A
Berisha: Fëmijët autik përjashtohen nga detyrimi për tu
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha, u shpreh se fëmijët me diagnozë autizmi do të përjashtohen nga detyrimi për t’u paraqitur çdo vit në KEMP. Në bashkëbisedimin e tij me qytetarët, Berisha theksoi se një diagnozë e tillë nuk duhet të jetë pengesë për fëmijët, duke i dhënë mundësinë për të ecur përpara, përfunduar shkollën dhe u integruar në shoqëri.

"Së pari, do ta ndaj pyetjen tuaj në dy përgjigje. Natyrisht një diagnozë e tillë, përjashton plotësisht detyrimin për tu paraqitur çdo vit në KEMP, në vlerësimin tim. Së dyti, ana tjetër pozitive është se me mbështetjen tuaj, të babait, nënës, familjarëve, dhe të shkollës, këta fëmijë ecin dhe arrijnë të përfundojnë shkollën, të sistemohen si të tjerët. Ka një kohë në të cilën vërtetë është i nevojshëm KEMP dhe mbështetja dhe një kohë tjetër, kur ju dhe ata do festoni normalitetin e tyre në raport me bashkëmoshatarët," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll