Politike

Berisha: Garantoj çdo punonjës të administratës që punon në përputhje me ligjet e vendit se do konsiderohet një shërbëtor i çmuar i shtetit

Në fund Berisha theksoi se ndryshimi i pushtetit do të jetë pozitiv për ta, duke i lejuar të kryejnë detyrat e tyre pa presion.

23 Prill 2025, 13:14 Nga I.A
Berisha: Garantoj çdo punonjës të administratës që
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha u shpreh se administrata shtetërore po jeton në një terror real, e detyruar të marrë pjesë në takime të pa interesa të Edi Ramës për të mbrojtur vendin e punës. Berisha gjatë fjalës së tij tha se punonjësit që punojnë në përputhje me ligjet dhe shërbejnë qytetarët do të mbështeten. Në fund Berisha theksoi se ndryshimi i pushtetit do të jetë pozitiv për ta, duke i lejuar të kryejnë detyrat e tyre pa presion.

"Është e vërtetë që administrata shtetërore është vendosur në një terror real. Ajo është e detyruar për të mbrojtur vendin e punës të marrë pjesë në takime pa asnjë interes, bajate të Edi Ramës. Unë garantoj çdo punonjës të administratës që punon në përputhje me ligjet e vendit, që u shërben qytetarëve në përputhje me ligjet e vendit, se ai konsiderohet nga ne një shërbëtor i çmuar i shtetit shqiptar dhe se ndryshimi i pushtetit do të jetë një zhvillim pozitiv edhe për atë vet pasi do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij pa asnjë lloj presion tjetër përveçse të zbatimit të ligjit. Koha është që të gjithë këta punonjës të mos e japin votën për atë që i detyron të marrin pjesë në takimet e tij bajate, por të votojnë më 11 Maj për ndryshimin, të votojnë për rotacionin, të votojnë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll