Politike

"Kandidatet tona po bëjnë fushatë", Dhurata Çupi: PD e vetmja forcë politike me një program për të gjitha moshat dhe target grupet!

Ajo shtoi se herët e tjera kandidatet femra më shumë janë përmendur për veshjen, dukjen apo batutat dhe janë përdorur gjithmonë si “të dyta” në fushatë.

23 Prill 2025, 12:04 Nga N.F
"Kandidatet tona po bëjnë fushatë", Dhurata
Dhurata Çupi

TIRANË- Kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me gratë në Tiranë. Në këtë takim ishin të pranishme edhe Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi. Kandidatja Dhurata Çupi gjatë fjalës së saj u shpreh se ndryshe nga herët e tjera, risia e kësaj fushate është se gratë e PD po bëjnë fushatë politike ku artikulojnë shumë mirë programin.

Ajo shtoi se herët e tjera kandidatet femra më shumë janë përmendur për veshjen, dukjen apo batutat dhe janë përdorur gjithmonë si “të dyta” në fushatë. Sipas saj PD është e vetmja forcë politike me një program i cili është për të gjitha moshat dhe target grupet. 

“Këtë herë, ndryshe edhe nga fushatat nga eksperiencat në vendet e tjera, qoftë SHBA apo jo, është se zonjat kandidate janë konsideruar si zonja të cilave u janë përdorur veshja, ndejtja, krehja, pra janë përdorur gjithmonë si “të dyta” në fushatë. Ne po bëjmë një fushatë me artikulim politik në lidhje me programin.

Ne përmendemi që po bëjmë fushatë politike, kemi një program, atë të PD, e vetmja forcë politike me një program i cili është për të gjitha moshat dhe target grupet. Ajo që përfiton sot nga minimumi jetik janë zonjat, nga kujdestaria shëndetësore janë kryesisht gratë, zonjat në pension gjithashtu”, tha ajo.

dhurata cupi

Sondazh

Poll