Politike

"Bujqësia ka ecur dhe me kohën", Rama replika me fermerin në Berat: Demokratët ndahen në dy kategori, por me rëndësi është që biem dakord...

Rama tha se demokratët i ndan në dy kategori, në ata që thonë nuk është bërë asgje dhe ata që thonë se zhvillimin e solli koha

23 Prill 2025, 11:50 Nga r.ll
"Bujqësia ka ecur dhe me kohën", Rama replika me fermerin
edi rama

BERAT- Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm me fermerët në Berat shkëmbeu disa replika me një prej tyre, i cili ishte mbështetës demokrat. Fatos Nurellari tha se bujqësia ka bërë përparësi, por sipas tij, kjo ka ardhur me kohën.

Pas kësaj, Rama ndërhyri dhe tha se demokratët i ndan në dy kategori, në ata që thonë nuk është bërë asgje dhe ata që thonë se zhvillimin e solli koha. Më tej shtoi se me rëndësi ishte që me Nurellarin ranë dakord në një pikë. 

Pjesë nga diskutimi:

Rama: Demokratët ndahen në dy kategori. E madhja është që këtu nuk është bërë asgjë. E vogla, e njerëzve që kanë logjikë por që iu ka mbetur fiksimi që thonë e solli koha.

Nurellari: Unë jam i hapur, biznesin e kam ngritur me familjen time. Edhe me ndihmën e skemave të IPARD dhe mbështetja. Ideja është që t’i themi gjërat siç janë. Bujqësia ka ecur, ndryshe s’ka pasur kaq sera. Janë edhe cilësore në ndërtim.

Rama: Rëndësi ka që të biem dakord që ka ecur përpara goxha. Pastaj se si dhe pse le të rrimë të ndarë, ti thua e solli koha, ne kemi mendim pak ndryshe.

edi rama ne berat

Sondazh

Poll