Bota

Deputeti i VV-së i bindur: Qeverinë e bëjmë me LDK-në, Kurti takohet sërish me Mustafën

18 Janar 2020, 14:38 Nga DOSJA
Deputeti i VV-së i bindur: Qeverinë e bëjmë me LDK-në,

KOSOVË- Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka eliminuar mundësinë e një qeverie të krijuar nga partitë opozitare. Në një reagim Abazi paralajmëron dhe një takim tjetër mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, duke thënë se do ndodhë shumë shpejt. “Shumë shpejt do të ndodhë takimi mes dy liderëve, nuk e di saktë kur por do të ndodhë”, ka thënë Abazi, në një intervistë për Express, duke vijuar më tej se dakordësia për t’u takuar është e të dyja palëve.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dështuar të arrijnë marrëveshje edhe më shumë se tre muaj prej se kanë përfunduar zgjedhjet. Ngërçi në krijimin e qeverisë ka nisur për ndarjen e posteve të larta shtetërore. Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që në vitin e parë të qeverisjes të ketë Kryetarin e Kuvendit dhe Zëvendës Kryeministrin e parë, e në vitin e ardhshëm të lëshojë karrigen e kreut të Kuvendit e të marrë atë të Presidentit. Ndërkohë që kërkon të ketë dhe 5 ministri.

Por, Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka zgjedhur Glauk Konjufcën si kryetar të Kuvendit dhe shprehet se nuk do e shkarkojë, por i ka propozuar LDK-së që të shtojnë numrin e ministrive e të marrin dhe Presidentin.  Dy liderët e partive, VV-së dhe LDK-së janë takuar intensivisht me njëri-tjetrin, por ditët e fundit kanë ndërprerë takimet për më shumë se një javë dhe komunikimin e vetëm publik e kanë bërë me shkëmbimin e dy letrave të cilat përmbajnë ofertat e njëra- tjetrës se si të formohet qeveria.

Pak ditë më parë është Konstituuar dhe Legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, ku u bë vetëm zgjedhje e kreut të ri të këtij institucioni, por ende nuk është arritur marrëveshja për të formuar dhe qeverinë.

(A.B;E.K/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti haki abazi isa mustafa koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re ne kosove albin kurti haki abazi isa mustafa koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll