Bota

Konflikti SHBA-Iran/ Trump kërcënon liderin suprem të Iranit: Kujdes kur më krahason me një klloun

18 Janar 2020, 10:16 Nga DOSJA
Konflikti SHBA-Iran/ Trump kërcënon liderin suprem të Iranit:

SHBA– Dy liderët Donald Trump dhe Ali Khamenei janë përfshirë në tensione të ashpra kohët e fundit dhe situata po përshkallëzohet gjithmonë e më shumë.

Ditën e sotme, vetëm pak orë pasi lideri Iranian e quajti Presidentin amerikan një  “klloun”, ky i fundit ka reaguar me tone të ashpra duke e sulmuar  Khamenei.

“Kujdes kur më krahason me një klloun”- është shprehur Trump.

Irani ka vendosur të hakmerret ndaj SHBA-së, duke sulmuar me 22 raketa dy bazat ushtarke të SHBA-së në Irak, pas vrasjes së gjeneralit Kasem Sulejmani. Raportohet se deri më tani 80 persona kanë humbur jetën, por ende shifrat nuk janë të sakta. Sùlmin e kanë marrë përsipër Gárda Revolùcionare Islamike e Iranit, e cila përmes një mesazhi në agjencinë shtetërore të lajmeve, IRNA, paralajmëron të tjera sùlme. Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif deklaroi se sulmi ishte vetëmbrojtje. Ndërsa Trump u shpreh se SHBA-ja ka ushtrinë më të fuqishme në botë.

Perplasja mes SHBA dhe Iranit ka disa vite që ka dalë në sipërfaqe pas prishjes së marrëveshjes nga Trump dhe vendosjes së sanksioneve, por në fund të dhjetorit tensionet u shtuan kur u vrá një punonjës amerikan. Vrasësi nuk u gjet dhe u vra një civil. Në Irak është një lëvizje iraniane që drejtohej nga gjenerali i vrarë sot pas sulmit me dron. Pas vrásjes së civilëve, lëvizja iraniane shkoi dhe sulmoi Ambasadën amerikane. Tre ditë pas paralajmërimit të Trump, vritet kreu i lëvizjes, Kasem Sulejmani.

Burimi: timesofisrael

A.C;E.K/Dosjaa.l 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota khamenei konflikti iran-shba trump kërcënon liderin suprem të iranit khamenei konflikti iran-shba trump kërcënon liderin suprem të iranit

Sondazh

Poll