Bota

Pompeo: SHBA-ja do të hetojë rastin e ish-ambasadores amerikane në Ukrainë

18 Janar 2020, 09:57 Nga DOSJA
Pompeo: SHBA-ja do të hetojë rastin e ish-ambasadores amerikane

SHBA– Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ditën e djeshme u zotua publikisht të vëzhgojë mbikëqyrjen e mundshme të ish-ambasadores amerikane në Ukrainë Marie Yovanovitch. Në më shumë se 48 orë pasi dolën provat e monitorimit dhe më shumë se 24 orë pasi Ukraina njoftoi hetimin e vet për këtë çështje, Pompeo ka reaguar për këtë çështje.

“Ne do të bëjmë gjithçka që na nevojitet për të vlerësuar nëse ka ndodhur diçka që ndodhi atje. Unë dyshoj se shumë nga ato që janë raportuar përfundimisht do të dëshmojnë të gabuara, por detyrimi ynë si sekretar i shtetit është të sigurohemi që të vlerësojmë, hetojmë. Anydo herë që ka dikush që pozon se mund të ketë pasur një rrezik nga njëri prej oficerëve tanë, ne padyshim do ta bëjmë atë.”- u shpreh Pompeo.

Ndërkohë gjatë një interviste të ditës  së djeshme, Pompeo  ka treguar se nuk ka qenë në dijeni të kësaj mbikëqyrje që i është bërë ambasadores amerikane në Ukrainë.

“Unë nuk kam dëgjuar kurrë për këtë.”– është shprehur ai.

Dokumentet treguan se Lev Parnas, një qytetar amerikan i lindur në Ukrainë, ndihmoi avokatin personal të presidentit amerikan Donald Trump, në përpjekjet e tij për të gjetur materiale inkriminuese kundër ish-nënpresidentit amerikan, Joe Biden dhe djalit të tij, Hunter Biden.

Disa nga dokumentet sugjerojnë se Yovanovitch mund të ketë qenë nën kërcënim.

“Ne do të bëjmë gjithçka që duhet për të vlerësuar nëse ka ndodhur diçka“, tha sekretari amerikan, Mike Pompeo, gjatë një interviste në radio. Pompeo tha se ai nuk e njihte dhe nuk e kishte takuar kurrë Parnasin.

Ambasadorja Yovanovitch u shkarkua papritmas më 2019-të. Në një dëshmi në Dhomën e Përfaqësuesve ajo tha se Departamenti i Shtetit i kishte thënë asaj se ishte në rrezik të papërcaktuar.

 

Presidenti amerikan, Donald Trump tani po përballet me një gjykim për shkarkim në Senatin e SHBA-së, nën akuzat për abuzim me pushtetin dhe pengim të punës së Kongresit. Ai akuzohet se ka pezulluar paligjshëm një ndihmë për Ukrainën në mënyrë që të ushtrojë presion ndaj Kievit për të hetuar Joe Biden.

Burimi: CNN  

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ambasadorja yovanovitch donald trump marie yovanovitch mike pompeo ambasadorja yovanovitch donald trump marie yovanovitch mike pompeo

Sondazh

Poll