Bota

VIDEO/ Lindi në një parking gjatë festivalit, 27-vjeçarja lë pas foshnjën për të festuar me miqtë, humb jetën i porsalinduri në Bangkok

27-vjeçarja e identifikuar nga policia si Piyathida, shihej duke përjetuar dhimbje ndërsa mbante belin dhe lëvizte përreth një makine.

23 Prill 2025, 08:50 Nga N.F
VIDEO/ Lindi në një parking gjatë festivalit, 27-vjeçarja
Pamje nga vendi i ngjarjes

BANGKOK- Pamje shokuese janë publikuar në rrjet ku duket një grua që sjell në jetë një fëmijë gjatë një festivali. Detaji më shokues është se ajo pas lindjes largohet duke lënë foshnjën të vdesë me qëllim që të mund të argëtohet.

Kamerat e sigurisë kanë kapur nënën e cila sjellë në jetë foshnjën në një parking dhe largohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë, duke e lënë të vdesë foshnjën. 27-vjeçarja e identifikuar nga policia si Piyathida, shihej duke përjetuar dhimbje ndërsa mbante belin dhe lëvizte përreth një makine.

Ajo shihet duke hequr rrobat pranë veturës së parkuar, dhe pas lindjes shihet duke u larguar nga vendi për të vazhduar festën. Piyathida kthehet në festival në fshatin Rotsarin në qarkun e Bangkokut. Një grup kalimtarësh rasti shihen gjashtë minuta më vonë duke parë foshnjën.

Edhe pse në ato momente ishte gjallë – foshnja nuk ka mundur të shpëtohet dhe si pasojë ka humbur jetën. Kur është konfrontuar me policinë, ajo fillimisht mohoi pretendimet, por më vonë ka pranuar gjithçka pasi u shtrua në spital.

Policia ka njoftuar se ajo ishte nën ndikim të alkoolit dhe se ka edhe dy fëmijë tjerë më ish-bashkëshortin. Që të dy fëmijët e saj të tjerë janë marrë nën kujdes nga autoritetet, kurse ajo vazhdon të trajtohet në spital.

nena le pas foshnjen pas lindjes

Sondazh

Poll