Bota

VIDEO/ Etna “u rizgjua”, pamje mbresëlënëse nga shpërthimi

Nxehtësia e llavës dhe tymi që del nga Enta i ka dhënë në panoramë tjetër vendit duke u "ngjyrosur" me ngjyrë të kuqe të flaktë. Videoja po bën xhiron e rrjetit ndërsa pamje kanë mahnitur ndjekësit.

23 Prill 2025, 08:07 Nga N.F
VIDEO/ Etna “u rizgjua”, pamje mbresëlënëse nga
Pamje nga vendi i ngjarjes

SIÇILI- Mali Etna në Siçili është vullkani më i lartë aktiv në Evropë dhe shpërthen shpesh, duke nxjerrë hi dhe lavë dhe duke nxitur mobilizimin e autoriteteve. Etna së fundmi është aktivizuar sërish duke mahnitur me pamjet teksa llava e kuqe rrjedh në mal. Nxehtësia e llavës dhe tymi që del nga Enta i ka dhënë në panoramë tjetër vendit duke u "ngjyrosur" me ngjyrë të kuqe të flaktë. Videoja po bën xhiron e rrjetit ndërsa pamje kanë mahnitur ndjekësit.

 

Shumica e shpërthimeve ndodhin në majë, ku ka pesë kratere të dallueshëm. Shpërthime të tjera ndodhin në krahët, të cilat kanë më shumë se 300 vrima që variojnë në madhësi nga vrimat e vogla në tokë deri te krateret e mëdha qindra metra të gjera. Shpërthimet në majë mund të jenë jashtëzakonisht spektakolare, por ato rrallë kërcënojnë zonat e populluara rreth vullkanit. Në të kundërt, shpërthimet anësore mund të ndodhin në një lartësi prej disa qindra metrash, afër apo edhe thellë brenda zonave të populluara.

etna

Sondazh

Poll