23 Prill 2025, 08:44
Nga N.F
Foto ilustustruese
RUSI- Një shpërthim i madh ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një depo municioni në një bazë ushtarake ruse në rajonin Kirzhach të rajonit Vladimir, në verilindje të Moskës, tha guvernatori rajonal Aleksandr Avdeyev.
Katër njerëz janë plagosur si pasojë e shpërthimit të municioneve, i cili nxiti autoritetet të lëshojnë urdhër për evakuim, tha Avdeyev. Ai shtoi se municionet morën flakë dhe predhat shpërthyen në zonën e depos.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha më herët se zjarri ishte shkaktuar nga shkelja e protokolleve të sigurisë dhe kishte rezultuar në shpërthimin e municioneve të ruajtura në një depo.
“Si pasojë e një zjarri në territorin e një njësie ushtarake në rajonin Vladimir, municionet e ruajtura në një depo shpërthyen”, tha Ministria e Mbrojtjes.
“Shkaku i zjarrit ishte shkelja e standardeve të sigurisë gjatë punës me materiale shpërthyese... sipas informacioneve paraprake”, tha ajo.
Në rajonin Kirzhach - i cili ndodhet rreth 130 kilometra në verilindje të kryeqytetit rus - u shpall gjendje e jashtëzakonshme. Personeli në bazën ushtarake u evakuua së bashku me rreth 450 njerëz të tjerë nga të paktën shtatë vendbanime përreth, tha guvernatori.
Depoja e municioneve është një nga më të mëdhatë e Forcave të Armatosura të Rusisë. Ajo ndodhet më shumë se 500 kilometra larg kufirit me Ukrainën. Nuk është raportuar për sulme me dron në rajonin Vladimir para shpërthimit në këtë depo.
Video të paverifikuara, të publikuara më herët në kanalet e Telegramit, shfaqën një zjarr të madh, një shpërthim të fuqishëm dhe re tymi të dendur që ngriheshin në qiell. Një kanal në Telegram tha se kishin ndodhur 10 deri në 11 shpërthime dhe se zjarrfikës nga rajonet fqinje ishin thirrur për ta luftuar zjarrin. Sipas kanalit, është ngritur një komision i posaçëm për ta hetuar shkaktarin e zjarrit./ REL
lufta ukraine-rusi
Bota
23 Prill 2025, 08:33
r.ll
musk dhe trump
SHBA- Shefi i Tesla-s, Elon Musk ka deklaruar se do të zvogëlojë rolin e tij në administratën e Donald Trump pasi ...
Bota
23 Prill 2025, 08:30
N.F
Binjaket
AUSTRALI- Dy motra binjake identike nga Australia po pushtojnë internetin, jo vetëm për historinë e tyre të një...
Bota
23 Prill 2025, 08:19
N.F
Foto
ANGLI- Imazhet e inteligjencës artificiale të abuzimit seksual të fëmijëve po bëhen dukshëm më realiste. Rapo...
Bota
23 Prill 2025, 08:24
r.ll
foto ilustruese
SERBI- Ka disa ditë që flitet se policia mund të thyejë bllokadën studentore të Radio Televizionit të&nb...
Bota
23 Prill 2025, 08:22
r.ll
foto ilustruese
PODGORICA- Kuvendi i Malit të Zi i ka miratuar me procedurë të përshpejtuar ligjet që ratifikojnë Marrëv...
Bota
23 Prill 2025, 08:07
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
SIÇILI- Mali Etna në Siçili është vullkani më i lartë aktiv në Evropë dhe shp&e...
Bota
23 Prill 2025, 07:59
N.F
Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën se nuk ka ndërmend të shkarkojë kreun e Rezervës Federa...
Bota
23 Prill 2025, 07:50
N.F
Foto ilustruese
PEKIN- Një urë në distriktin Shunyi verilindor të Pekinit u shemb të mërkurën në...
Bota
23 Prill 2025, 07:46
r.ll
papa
VATIKAN- Sot në orën nëntë të mëngjesit, sipas kohës lokale, trupi i Papa Françeskut do të vendoset n&e...
Bota
22 Prill 2025, 22:54
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian nuk do të shkëputet nga ekonomia kineze, si kusht për arritjen e një marrëveshjeje treg...