Bota

VIDEO/ Shembet ura në Pekin, nuk raportohet për të plagosur, dalin pamje nga vendi i ngjarjes

Zjarri është shuar më pas, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e tij.

23 Prill 2025, 07:50 Nga N.F
VIDEO/ Shembet ura në Pekin, nuk raportohet për të plagosur,
Foto ilustruese

PEKIN- Një urë në distriktin Shunyi verilindor të Pekinit u shemb të mërkurën në mëngjes pasi një zjarr shpërtheu në strukturën e saj. Siç raporton Associated Press, nuk raportohet për të lënduar, pasi ura tashmë ishte e mbyllur për qarkullim.

Kjo është Ura e lumit Chaobai, e cila u dëmtua pas një zjarri që shpërtheu mëngjesin e sotëm. Zjarri është shuar më pas, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e tij. Qasja në urë u bllokua për të kahët e qarkullimit kur pjesa qendrore e saj u shemb për shkak të dobësisë strukturore. Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë tym të trashë gri që ngrihet nga anët e urës.

zjarr ne pekin

Sondazh

Poll