Aktualitet

Qyno fitoi ndaj SPAK në Kushtetuese/ Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë: Snjal i qartë për drejtësinë se liria e medias nuk është privilegj, por e drejtë

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shkruan në një reagim se ërshëndet vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese dhe se ky vendim përbën një precedent të rëndësishëm kushtetues dhe një sinjal të qartë për institucionet e drejtësisë që liria e medias dhe mbrojtja e burimeve nuk janë privilegje, por të drejta themelore të garantuara nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.

22 Prill 2025, 20:37 Nga M.B
Qyno fitoi ndaj SPAK në Kushtetuese/ Asociacioni i Gazetarëve të
Foto ilustruese

TIRANA- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vendosi në favor të gazetarit Elton Qyno për padinë e tij për vendimet e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e pajisjeve elektronike në pronësi të tij, kontrollin në shtëpi dhe kontrollin personal pas një hetimi të nisur nga SPAK për nxjerrje të sekretit hetimor.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shkruan në një reagim se ërshëndet vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese dhe se ky vendim përbën një precedent të rëndësishëm kushtetues dhe një sinjal të qartë për institucionet e drejtësisë që liria e medias dhe mbrojtja e burimeve nuk janë privilegje, por të drejta themelore të garantuara nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Në reagim shtohet se në çdo shoqëri demokratike, gazetarët duhet të jenë të lirë të kryejnë detyrën e tyre pa frikë nga ndërhyrjet shtetërore apo presioni për të zbuluar burimet.

POSTIMI:

Mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen Elton Qyno

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë përshëndet vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila me një vendim unanim konfirmoi se sekuestrimi i të dhënave kompjuterike të gazetarit Elton Qyno ka përbërë shkelje të lirisë së shprehjes dhe të të drejtës themelore të gazetarëve për të mbrojtur burimet e tyre të informacionit.

Ky vendim përbën një precedent të rëndësishëm kushtetues dhe një sinjal të qartë për institucionet e drejtësisë që liria e medias dhe mbrojtja e burimeve nuk janë privilegje, por të drejta themelore të garantuara nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Asociacioni rithekson se në çdo shoqëri demokratike, gazetarët duhet të jenë të lirë të kryejnë detyrën e tyre pa frikë nga ndërhyrjet shtetërore apo presioni për të zbuluar burimet.

AGSH mbetet e angazhuar në mbrojtje të çdo gazetari dhe në promovimin e një ambienti mediatik të lirë, të pavarur dhe të sigurt në Shqipëri.

 

Rasti i gazetarit Elton Qyno

Në padi, Qyno kërkonte shfuqizimin e vendimmarrjeve që sollën këto vendime, duke i cilësuar ato në shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut. Gazetari Elton Qyno u mor në pyetje në dhjetor 2023 për rrjedhjen në media të materialeve nga një dosje hetimore për një sërë krimesh të rënda, ndërsa pas një kontrolli në shtëpinë e tij, Prokuroria sekuestroi celularët dhe mjetet elektronike.

Qyno e ka kundërshtuar vendimmarrjen si shkelje e të drejtave të tij si gazetar. Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme vendosi masën e "detyrimit për paraqitje" për Qynon për veprën e korrupsionit pasiv në sektorin privat, mbi bazën e një procedimi të regjistruar nga Prokuroria e Posaçme për organizatën kriminale të drejtuar nga Suel Çela. Në janar, Gjykata e Posaçme e Apelit e rrëzoi masën e sigurisë së vendosur nga shkalla e parë.

elton qyno gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll