Aktualitet

Akuzohen për korrupsion, GJKKO lë në burg shefin e Rrugores së Tiranës, Roven Zeka dhe Sokol Novakun

Një ditë më parë është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” edhe për efektivin e Policisë Rrugore, Edison Tabaku.

22 Prill 2025, 17:55 Nga M.B
Akuzohen për korrupsion, GJKKO lë në burg shefin e Rrugores
Sokol Navaku dhe Roven Zeka

TIRANA- GJKKO ka lënë në burg shefin e Rrugores së Tiranës, Roven Zeka dhe atë të sektorit të Aksidenteve, Sokol Novakun, të arrestuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim. Një ditë më parë është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” edhe për efektivin e Policisë Rrugore, Edison Tabaku.

Të tre efektivët akuzohen se kanë kërkuar dhe marrë pagesën 2 mijë euro nga biznesmeni Erges Vrioni, për të mos i arrestuar bashkëshorten që kishte shkaktuar një aksident. Sipas dosjes hetimore, duke qenë se polici Tabaku e njihte Erges Vrionin, bashkëshortin e gruas që bëri aksidentin, i ka kërkuar shuma monetare për të mos e arrestuar Anisa Vrionin.

1000 euro i janë dhënë punonjësit të Policise Edison Tabaku, pranë banesës së tij. Tabaku e ka takuar sërish Erges Vrionin në një lokal pranë komisariatit të policisë rrugore dhe i ka kërkuar edhe një mijë euro të tjera, pasi i thotë “kam persona të tjerë mbi kokë”.

Nga verifikimi që i është bërë telefonit të Tabakut rezulton se ai ka komunikime me shefat e tij, Roven Zeka dhe Sokol Novaku, ku i thotë se 1000 eurot e tjera do t’i siguronte më vonë nga Vrioni, të cilin e kishte shok, duke i lënë afat deri të nesërmen.

sokol navaku dhe roven zeka

Sondazh

Poll