Aktualitet

Po transportonin 30 kilogramë kokainë me makinë/ Arrestohen dy shqiptarët në Zvicër

Dy shqiptarët, 30-vjeç dhe 28-vjeç, u morën në pyetje dhe më pas u arrestuan nga oficerët e Policisë Kantonale të Tiçinos, qyteti Chiaso që ndodhet në kufi me Italinë. Për to rëndon vepra penale shkelje e rëndë e Ligjit Federal për Narkotikët. 

22 Prill 2025, 20:13 Nga M.L
Po transportonin 30 kilogramë kokainë me makinë/ Arrestohen dy
Foto ilustruese

ZVICËR- Gjatë një inspektimi nga punonjësit e Zyrës Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare (UDSC) në Zvicër është bërë e mundur zbulimi i 30 kilogramëve kokainë të fshehura në makinë. Mësohet se transportuesit ishin të dy me origjinë shqiptare dhe banues në Shqipëri gjithashtu. 

Dy shqiptarët, 30-vjeç dhe 28-vjeç, u morën në pyetje dhe më pas u arrestuan nga oficerët e Policisë Kantonale të Tiçinos, qyteti Chiaso që ndodhet në kufi me Italinë. Për to rëndon vepra penale shkelje e rëndë e Ligjit Federal për Narkotikët. 

Si rezultat i kontrolleve të para, kokaina nuk rezulton të jetë e destinuar për territorin italian por ka nisur hetimi i koordinuar nga prokurori publik Luca Losa, që do të duhet të rindërtojë rrugën e drogës.

zvicer

Sondazh

Poll