Aktualitet

Akuzohen për krime kundër civilëve gjatë luftës në Kosovë, në pranga tre persona

Arrestimet janë bërë pas një hetimi të gjatë dhe lidhen me ngjarje të ndodhura në komunat e Prishtinës dhe Lipjanit, gjatë kohës së luftës.

22 Prill 2025, 18:00 Nga E. D
Akuzohen për krime kundër civilëve gjatë luftës në
foto ilustruese

KOSOVË- Tre persona janë vënë në pranga në Kosovë, pasi dyshohen për përfshirje në krime lufte kundër civilëve gjatë periudhës 1998-1999. Arrestimet janë bërë pas një hetimi të gjatë dhe lidhen me ngjarje të ndodhura në komunat e Prishtinës dhe Lipjanit, gjatë kohës së luftës.

Policia e Kosovës konfirmoi se të arrestuarit janë vendosur në ndalim për 48 orë. Sipas hetimeve, të dyshuarit kanë qenë gardianë dhe zyrtarë korrektues në institucionet ndëshkuese, ku dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të ndaluarve shqiptarë gjatë luftës. Gjithashtu rasti është cilësuar si “Krime lufte kundër popullatës civile”.

policia e kosoves krime lufte

Sondazh

Poll