Aktualitet

Aksident në Shkozet/ Katër makina përplasen me njëra-tjetrën, shoferët konfliktohen pas përplasjes

Mësohet se katër automjete janë përplasur në rrethana ende të paqarta. 

22 Prill 2025, 17:52 Nga E. D
Aksident në Shkozet/ Katër makina përplasen me
foto ilustruese

DURRËS- Një aksident i katërfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Shkozetit, në Durrës. Mësohet se katër automjete janë përplasur në rrethana ende të paqarta. 

Gjithashtu dyshohet se pas aksidentit, shoferët janë përfshirë edhe në një konflikt me njëri-tjetrin. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Megjithatë deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

aksident

Sondazh

Poll