22 Prill 2025, 20:15
Nga E.d
Sali Berisha
KORÇË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarët e Korçës pasditen e sotme. Gjatë fjalimit të tij Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të mos japin asnjë votë për ato që u ftuan të jenë në koalicion me PD, në mënyrë që çdo votë shqiptare të ishte për fitoren e opozitës dhe kundër edi Ramës, dhe nuk gjetën forcat të vinin. Berisha shtoi më tej se tani ato i hoqën maskat dhe thonë që janë kundër sistemit dhe nuk janë për rotacionin.
Kryetari i PD-së vazhdoi duke thënë se nëse nuk janëpër rotacionin, janë për Edi Ramën.
PJESË NGA FJALIMI:
"Qytetarë dhe qytetare. Nuk ka patur ndonjëherë fushatë, po të kishte një emër Edi Rama, do mund ta quanim mister Banaliteti. E gjithë psikologjia e tij, një psikologji e të fortit, vini re, ai flet në raste njëlloj si Nuredin Dumani në sallën e gjyqit, me kërcënime, me shantazhe, me sharje, me shpifje. Pra njeri tërësisht i shfaruar dhe i shthurur. Ju e patë se çfarë psikologjie mjerane. Erdhi këtu dhe mendoi se tani, Eureka, e bleva Ilir Vrenozin. Ai mendoi se me strajcat e tij me para, me batalionet që e shoqërojnë, Vrenozin do ta mirrte një ditë në podcastin e tij, apo do të tregonte një fotografi me të.
Por ai nuk di, se më të fortë se çdo gjë, njeriu ka karakterin, ka moralin ka virtytet. Vërtetë ja ka dalë ndonjëherë, por s’ja doli kurrë nga një njeri, i cili s’ka përfituar asgjë nga Partia Demokratike dhe e ka mbështetur atë 32 vite, që nga themelimi e gjer sot. Ilir, në një takim të huaj dhe të rinj, më pyetën cili është sekreti i Sali Berishës. U thashë vetëm kaq: Jeta ime ka qenë përpjekje për të qenë vetja ime, dhe nuk ka gjë më të madhe, ua them të gjithëve ju miq. Ndaj dhe unë të përgëzoj ty, sikundër u bëj thirrje të dashur qytetarë, asnjë votë, asnjë votë për ata të cilët i ftuam të jenë në koalicion me ne, në mënyrë që çdo votë shqiptare të vinte për fitoren e opozitës dhe kundër Edi Ramës.
Dhe nuk gjetën forca të vijnë. Jo miq, i ftova vetëm në emrin tuaj dhe në interes tuaj. Se vetë, aspak nuk doja ti ftoja, por nuk doja që asnjë votë e popullit opozitar të përçahej, të ndahej. Nuk erdhën dhe tani thonë; jo, ne nuk jemi për rotacionin, jo ne jemi kundër sistemit. Hë, heqin maskat. Por në qoftë se nuk je për rotacionin, je për Edi Ramën. Në qoftë se je kundër sistemit, përsëri je për Edi Ramën. Atëherë qytetarë i leni në vetminë e tyre këta, që të kishin patur në karakter 1/10 e Ilir Vrenozit ishin midis nesh sot, por se patën," tha Berisha.
sali berisha
Politike
22 Prill 2025, 20:04
Sali Berisha
KORÇË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje nga Korca për një angazhim të ...
Politike
22 Prill 2025, 19:58
M.B
Edi Rama
MEMALIAJ- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Memaliaj, ku tha se është koha që shqiptarët të vendo...
Politike
22 Prill 2025, 19:57
E. D
Sali Berisha
KORÇË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpallur një angazhim të fortë për përmirës...
Politike
22 Prill 2025, 19:51
M.B
Sali Berisha
KORÇA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve në Korçë q&e...
Politike
22 Prill 2025, 19:53
E. D
Sali Berisha
KORÇË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje nëpunësve të shtetit që m&e...
Politike
22 Prill 2025, 19:35
E. D
Sali Berisha
KORÇË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi kandidatët e opozitës në Qarkun e Korçë...
Politike
22 Prill 2025, 19:25
E. D
Ilir Vrenozi
KORÇË- Demokrati Ilir Vrenozi, ka mbajtur fjalën e tij në takimin e kreut të PD, Sali Berisha, në Korç&...
Politike
22 Prill 2025, 19:23
M.B
Edi Rama
GJIROKASTRA- Kryeministri Edi Rama vijoi turin e fushatës elektorale në Gjirokastër ku mori pjesë në një takim ...
Politike
22 Prill 2025, 19:05
M.B
Edi Rama
GJIROKASTRA- Kryeministri Edi Rama vijoi turin e fushatës elektorale në Gjirokastër ku mori pjesë në një takim ...
Politike
22 Prill 2025, 18:56
M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Demokrati Ilir Vrenozi postoi ditën e sotme një foto me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën.
“Po ...