Berisha: Vrapi ynë që fillon me 11 maj, nuk ndalet gjersa ju të jeni qytetarët më të paguar të Ballkanit
Sali Berisha KORÇË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpallur një angazhim të fortë për përmirës...
Sipas tij, 11 maji nuk është një zgjedhje se kush rrit pagat apo jo, por shkon përtej të gjithave, pasi ka të bëjë sipas tij, me një vendim historik popullor dhe se me mbështetjen e shqiptarëve duhet përcaktuar që ka mbështetje popullore për të mbyllur negociatat.
MEMALIAJ- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Memaliaj, ku tha se është koha që shqiptarët të vendosin për Shqipërinë europiane. Ai tha gjithashtu se duhet të përmbyllim një kalvar të gjatë. Rama u shpreh se ai nuk është heroi por kali që është zgjedhur të tërheqë karrocën. Sipas tij, 11 maji nuk është një zgjedhje se kush rrit pagat apo jo, por shkon përtej të gjithave, pasi ka të bëjë sipas tij, me një vendim historik popullor dhe se me mbështetjen e shqiptarëve duhet përcaktuar që ka mbështetje popullore për të mbyllur negociatat.
“Socialistë apo demokratë, është një zgjedhje, me Shqipërinë në Europë, apo me bufin sërish në kënetë. Në këtë zonë nuk ka nevojë shumë për fjalime, në këtë zonë nuk ka nevojë as të hapë gojën ai që vjen për të kërkuar mbështetje, sepse ju e ndiqni përditë jetën politike të këtij vendi. Këtë e keni pasur gjithnjë. Por unë dua t’u them ktheni kokën pas, shikoni se ku ishte Tepelena, Memaliaj qarku i Gjirokastrës kur ne morëm detyrën falë mbështetjes tuaj.
Ne këtu jemi të gjithë të barabartë dhe të gjithë një, nuk ka heronj e të tjerë. Unë nuk jam heroi juaj, jam kali që keni zgjedhur të tërheqë karrocën. Për t’ju shërbyer dhe për të bërë histori së bashku. Më 11 maj na ka ardhur ne, fati e ka dashur që të na vijë fati ne shqiptarëve dhe mundësia të bëjmë histori bashkë.
Të përmbyllim një kalvar të gjatë. Është koha që të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë të marrin pasaportën europiane të Shqipërisë. Ajo pasaportë i jep fund ndarjes tonë kur shkojmë jashtë në një korridor të veçantë. I jep fund ndarjes së fëmijëve tuaj kur shkojnë të studiojnë jashtë si të huaj dhe i bën edhe fëmijët tanë fëmijë europianë”, tha Rama.
Sali Berisha KORÇË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpallur një angazhim të fortë për përmirës...
Sali Berisha KORÇA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve në Korçë q&e...
Sali Berisha KORÇË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje nëpunësve të shtetit që m&e...
Sali Berisha KORÇË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi kandidatët e opozitës në Qarkun e Korçë...
Ilir Vrenozi KORÇË- Demokrati Ilir Vrenozi, ka mbajtur fjalën e tij në takimin e kreut të PD, Sali Berisha, në Korç&...
Edi Rama GJIROKASTRA- Kryeministri Edi Rama vijoi turin e fushatës elektorale në Gjirokastër ku mori pjesë në një takim ...
Edi Rama GJIROKASTRA- Kryeministri Edi Rama vijoi turin e fushatës elektorale në Gjirokastër ku mori pjesë në një takim ...
Foto nga takimi TIRANA- Demokrati Ilir Vrenozi postoi ditën e sotme një foto me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën. “Po ...
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Gjirokastër tha se Shqipërinë në BE mund ta çoj...
foto ilustruese TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në P&...