Aktualitet

"Konflikti i pronarëve lë banorët pa shtëpi!" Protesta para Ministrisë së Drejtësisë, Ulsi Manja zhvillon takim me banorët, u ofron disa opsione si zgjidhje

Dosja.al mëson se Manja u ka dhënë banorëve disa opsione si si mund të zgjidhet çështje teksa më pas banorët u prononcuan dhe para mediave.

22 Prill 2025, 17:03 Nga M.B
"Konflikti i pronarëve lë banorët pa shtëpi!"
Banoret në protestë

TIRANA- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, edhe pse pa asnjë lajmërim, raportohet se ka zbritur dhe ka pritur më pas në një takim të gjithë banorët që protestuan sot para Ministrisë së Drejtësisë, për shkak se nuk po marrin dot banesat e tyre nga 'Star Construction'. Dosja.al mëson se Manja u ka dhënë banorëve disa opsione si si mund të zgjidhet çështje teksa më pas banorët u prononcuan dhe para mediave.

Paraditen e sotme banorët kanë kërkuar zgjidhje nga institiucionet shtetërore përgjegjëse në vend, për shkak se edhe pse kanë paguar për apartamentet e tyre, nuk kanë marrë asnjë hyrje deri më tani. Qytetarët kanë ndjekur çdo rrugë ligjore dhe deri më tani nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje as nga institucionet, dhe sot kanë zgjedhur të protestojnë para Ministrisë së Drejtësisë.

Rreth 100 familje kanë blerë hyrje në një kompleks Star Construction, me ndërtues Sino Llanaj dhe Albert Allmuca, por si pasojë e konflikteve që investitori dhe ndërtuesi kanë pasur mes njëri-tjetrit, tashmë janë qytetarët që po vuajnë pasojat. Prej 10 vitesh ata e kanë të pamundur të futen në shtëpitë e tyre pikërisht për shkak të këtyre konflikteve.

ulsi manja

Sondazh

Poll