Aktualitet

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Fushë-Krujë? Gjenden tre gëzhoja në dalje të qytetit, dyshohet së është qëlluar në ajër me armë zjarri

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

22 Prill 2025, 13:43 Nga r.ll
Çfarë ndodhi një ditë më parë në
foto ilustruese

FUSHË KRUJË - Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë. Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe policia ku bëhet me dije se rreth orës 19:30, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, në ajër, në dalje të qytetit të Fushë Krujës.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar 3 gëzhoja. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

“Më datë 21.04.2025, rreth orës 19:30, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, në ajër, në dalje të qytetit të Fushë Krujës. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë, kanë gjetur e sekuestruar 3 gëzhoja. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë.

te shtena ne fushe kruje

Sondazh

Poll