Aktualitet

Rrëmbeu tre fëmijë të dielën e Pashkëve, arrestohet 37-vjeçari në Greqi, drejtonte mjetin pa patentë dhe në gjendje të dehur

Prindërit e fëmijëve bënë denoncuar zhdukjen e të miturve në polici dhe autoritetet nisën menjëherë kërkimet.

22 Prill 2025, 09:55 Nga N.F
Rrëmbeu tre fëmijë të dielën e Pashkëve,
Foto

GREQI- Autoritetet greke kanë vënë në pranga 37-vjeçar shqiptar. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai tentoi të rrëmbente tre fëmijë të dielën e Pashkës në Petrochori, në perëndim të Greqisë.  Shqiptari pasditen e së dielës tentoi të fuste me forcë në makinë tre fëmijë, dy vëllezër 9 e 13 vjeç dhe një djalë tjetër 10 vjeç.

Prindërit e fëmijëve bënë denoncuar zhdukjen e të miturve në polici dhe autoritetet nisën menjëherë kërkimet. Kur pikasën mjetin e shqiptarit, efektivët i bënë shenjë të ndalojë, por ai u arratis. Ai u ndalua pas një ndjekjeje prej 20 minutash.

Nga testi i alkoolit rezultoi se kishte nivel shumë të lartë në gjak, duke regjistruar 0.56 dhe 0.54 gramë për litër. Autoritetet zbuluan po ashtu se ai jepte makinës pa patentë të vlefshme. Ndaj 37-vjeçarit rëndojnë disa akuza, që nga tentativë rrëmbimi, shkelje të qarkullimit rrugor dhe rezistencë ndaj arrestimi.

arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll