Aktualitet

Votoi dy herë në zgjedhjet vendore, Prokuroria e Fierit mbyll hetimet, dërgon në gjyq një person

Prokuroria bën me dije se votuesi me inicialet H. Gj në zgjedhjet vendore ka votuar dy herë. Më tej bëhet me dije se pas përfundmit të hetimeve ka marrë të pandehur shtetasin H.Gj., dhe ka kërkuar dërgimin e çështjes në gjyq.

22 Prill 2025, 11:27 Nga N.F
Votoi dy herë në zgjedhjet vendore, Prokuroria e Fierit mbyll hetimet,
Foto

LUSHNJE- Prokuroria e Fierit ka njoftuar ditën e sotme se ka mbyllur hetimet ndaj një votuesi nga Dushku. Prokuroria bën me dije se votuesi me inicialet H. Gj në zgjedhjet vendore ka votuar dy herë.

Më tej bëhet me dije se pas përfundmit të hetimeve ka marrë të pandehur shtetasin H.Gj., dhe ka kërkuar dërgimin e çështjes në gjyq. Sipas njoftimit pas hetimeve u provua se, në zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë Lushnjë të zhvilluara në datën 06 mars 2022 ai ka votuar dy herë në qendrën e votimit ZAZ 54 Dushk.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin H.Gj për veprën penale ‘Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar’, parashikuar nga neni 327/a pg.1 i Kodit Penal.

Në kuadër të procedimit penal nr.108 të vitit 2023, në përfundim të hetimeve për këtë procedim penal, prokuroria ka marrë të pandehur shtetasin H.Gj., dhe ka kërkuar dërgimin e çështjes në gjyq, pasi u provua se, në zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë Lushnjë të zhvilluara në datën 06.03.2022, i pandehuri H.Gj. ka votuar dy herë në qendrën e votimit ZAZ 54 Dushk, Bashkia Lushnjë.

Nga procesi i kryqëzimit të të dhënave të pajisjes elektronike të identifikimit të zgjedhësve (PEI), të vendosur në çdo Qendër Votimi të Republikës së Shqipërisë, ka rezultuar se, i pandehuri ka votuar herën e parë si komisioner i KQV në QV 2818, ZAZ 54, Dushk, bazuar në nenin 58 të Kodit Zgjedhor, dhe herën e dytë në QV 2817, ZAZ 54, Dushk, si banor.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve.

prokuroria e fierit

Sondazh

Poll