Aktualitet

Tuneli i Llogarasë, SPAK sekuestron dokumentet e kompanisë ndërtuese

Dokumentet, shërbimet e realizuara nga kompania dhe stafi i angazhuar për ofrimin e shërbimit, po kalohet në “sitë” nga SPAK ndërsa po analizohen edhe të dhënat mbi të ardhurat, kostot dhe fitimin.

22 Prill 2025, 12:34 Nga I.A
Tuneli i Llogarasë, SPAK sekuestron dokumentet e kompanisë
Tuneli i Llogarase

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar ditën e sotme dokumentet e kompanisë ndërtuese të tunelit të Llogarasë. Mësohet se deri tani janë sekuestruar dokumentet e kompanisë ‘Hill International NV’, me urdhër nga prokurori Dritan Prençi. 

Dokumentet, shërbimet e realizuara nga kompania dhe stafi i angazhuar për ofrimin e shërbimit, po kalohet në “sitë” nga SPAK ndërsa po analizohen edhe të dhënat mbi të ardhurat, kostot dhe fitimin. Një hetues i BKH është angazhuar për veprime hetimore.

Prokurorët e Posaçëm kanë ngritur dyshime se tenderi mund të jetë paracaktuar dhe kompanitë e tjera, janë skualifikuar padrejtësisht.

tuneli i llogarase

Sondazh

Poll