Aktualitet

Akuzohen për krime lufte/ Ndalohen tre persona në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999 ishin gardianë në burgje

Autoritetet policore kanë lokalizuar dhe arrestuar fillimisht dy të dyshuar në qytetin e Lipjanit, në dy lokacione të ndara.

22 Prill 2025, 09:41 Nga N.F
Akuzohen për krime lufte/ Ndalohen tre persona në Kosovë,
Foto ilustruese

KOSOVË- Tre persona janë arrestuar të dyshuar për krime lufte kundër civilëve gjatë viteve 1998-1999. Arrestimet kanë ardhur pas një periudhe të gjatë hetimore. Autoritetet policore kanë lokalizuar dhe arrestuar fillimisht dy të dyshuar në qytetin e Lipjanit, në dy lokacione të ndara.

Në vazhdën e operacionit, është arrestuar edhe i dyshuari i tretë në qytetin e Prishtinës. Të dyshuarit akuzohen për përfshirje në krime lufte kundër civilëve, konkretisht për keqtrajtim, rrahje dhe torturim fizik e psikik të të ndaluarve shqiptarë gjatë periudhës së luftës. Ata gjatë kësaj periudhe shërbenin si gardianë dhe zyrtarë në Burgun e Prishtinës dhe Qendrën Korrektuese të Lipjanit.

“Komuna e Prishtinës dhe  Lipjanit / 1998-1999. Lidhur me rastin  pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale tre të dyshuarit dërgohen në qendër të ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.

 

krime lufte ne kosove

Sondazh

Poll