Politike

Rama sot në Përmet/ Mësuesit në "krye" të detyrës, denoncimi i prindit: Duan të na nxjerrin fëmijët në shesh kur duhet të jenë në mësim!

Në një mesazh të publikuar së fundmi tregohet sesi mësuesit u kërkojnë leje prindërve që fëmijët e tyre të marrin pjesë në një aktivitet për pikturë. 

22 Prill 2025, 07:40 Nga N.F
Rama sot në Përmet/ Mësuesit në "krye" të
Rama

PËRMET- Kryeministri Edi Rama ditën e sotme do të zhvillojë një takim në Përmet. Mesa duket para se ai të shkojë në këtë qytet u ka lënë disa porosi që të pritet nga të rinj. Në një mesazh të publikuar së fundmi tregohet sesi mësuesit u kërkojnë leje prindërve që fëmijët e tyre të marrin pjesë në një aktivitet për pikturë. 

Më tej prindi i cili ka dërguar mesazhin te Lolita thekson se edhe herë të tjera janë organizuar evente të tilla dhe nuk kanë kërkuar leje. Prindi më tej shton se sot, 22 prill Rama do të shkojë në Përmet dhe duan të nxjerrin fëmijët në shesh kur duhet të jenë në mësim.

"Miratim për lejë prindërore Në kuadër të aktivitetve promovuese të programit "Arte Zeje Sport" nesër në orën 11:00 në qendër të qytetit organizohet aktiviteti me temë "Europa në sytë e fëmijëve "Fëmijët e kursit të pikturës do të shpalosin drejtpërdrejt talentin duke punuar në telajo, ndërsa nxënësit e tjerë do të jenë në mbështetje të tyre.

Ky aktivitet i organizuar nga shkollat edhe vitin e kaluar, tashmë po krijon traditë dhe zhvillon talentet. Fëmija juaj është talent. Për këtë i duhet edhe mbështetja juaj prindërore. Ju miratoni si më poshtë: E lejoj /nuk e lejoj fëmijën tim të marrë pjesë. Ju lutem konfirmoni nëse e lejoni ose jo fëmijën tuaj," thuhet në mesazhin e dërguar prindërve.

Rama sot në Përmet/ Mësuesit në "krye" të

rama

Sondazh

Poll