Politike

"Në karriget e pushtetit nuk dëgjohet zëri juaj!" Çupi-qytetarëve: Premtojmë ndryshim, jo me fjalë, por me vepra

Çupa tha se demokratë do t'i realizojnë premtimet me vepra dhe jo me fjalë.

21 Prill 2025, 22:29 Nga M.B
"Në karriget e pushtetit nuk dëgjohet zëri juaj!"
Foto nga takimi

TIRANA- Kandidatja e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Dhurata Çupi, vijoi dhe sot turin e takimeve me banorë të kryeqytetit. Çupa tha se demokratë do t'i realizojnë premtimet me vepra dhe jo me fjalë. Gjithashtu ajo premtoi rritje të menjëhershme të pensioneve minimale dhe fundin e politikave të ndihmës ekonomike që poshtërojnë qytetarët.

“Në karriget e pushtetit nuk dëgjohet zëri juaj, nuk shihet halli juaj. Ndërsa ata ndërtojnë luks për vete, ju numëroni qindarkat”, thotë Çupi.

Postimi:

Ne e dimë që shumë prej jush jetojnë me një pension që nuk mjafton as për ilaçet, e jo më për të jetuar me dinjitet. Ne e dimë që, çdo muaj, bëni llogaritë me frikë, duke zgjedhur mes bukës dhe barnave, mes dritave dhe ngrohjes. Kjo nuk është Shqipëria që ju keni ndërtuar me mund, me djersë, me sakrifica. Ju që keni punuar një jetë të tërë, meritoni më shumë se kaq. Nuk meritoni fjalë boshe dhe premtime të harruara sapo mbaron fushata. Meritoni dinjitet, respekt dhe mbështetje reale.

Në karriget e pushtetit nuk dëgjohet zëri juaj, nuk shihet halli juaj. Ndërsa ata ndërtojnë luks për vete, ju numëroni qindarkat. Ne premtojmë ndryshim, jo me fjalë, por me vepra. Rritje të menjëhershme të pensioneve minimale dhe fundin e politikave të ndihmës ekonomike që poshtërojnë qytetarët. Bashkohuni me Programin e Partisë Demokratike, le ta bëjmë ndryshimin, për ju, për fëmijët tuaj, për të ardhmen.

Voto Partia Demokratike Voto Dhurata Çupi Tyli

dhurata çupi

Sondazh

Poll