Bota

Deputeti i Vetëvendosjes tregon prapaskenat: Thaçi e ka thënë, sa të jem president s’ka koalicion mes LVV dhe LDK

18 Janar 2020, 06:46 Nga DOSJA
Deputeti i Vetëvendosjes tregon prapaskenat: Thaçi e ka

KOSOVË– Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i ftuar në emisionin T7 ka bërë një deklaratë lidhur me presidentin Hashim Thaçi.

Selimi ka deklaruar se kreu i shtetit ka deklaruar gjatë një takimi në zyrën e tij se s’do të lejojë të ndodhë koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për sa kohë ai të jetë president.

“Thaçi edhe me parë ka thënë, për sa kohë do të jem në këtë zyre të presidencës, ky koalicion nuk do të ndodhë kurrë. Mysafirët e tij kanë qenë përfaqësuesit e diasporës. Thaçi po bën gjithçka që të mos ndodhë ky koalicion. Problemi kryesor për Thaçin është koalicioni VV-LDK. E ka thënë vetë këtë”, është shprehur Selimi.

Më tej deputeti i LVV-së, Selimi hodhi dyshime se ishte Thaçi personi që drejtonte LDK-në në vend të Isa Mustafës. 

“Ai ndoshta e dikton edhe agjendën e takimeve, e dirigjon LDK-në”, ka thënë Selimi.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci ldk lvv rexhep selimi hashim thaci ldk lvv rexhep selimi

Sondazh

Poll