Politike

"Kur morëm detyrën në 2013, në Tiranë..."/ Rama nga Durrësi: Ne kemi mundësi t’i mbyllim negociatat për tre vjet

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se BE e hap derën kur është gati të hapë derën në bazë të konsensusit të 27 shteteve.

21 Prill 2025, 17:59 Nga E. D
"Kur morëm detyrën në 2013, në Tiranë..."/
Edi Rama

DURRËS- kreyministri Edi Rama gjatë takimit me gratë dhe vajzat në qytetin e Durrësit theksoi se negociatat janë interes madhor i kombit shqiptar dhe kjo mundësi duhet shfrytëzuar me zgjuarsi. Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se BE e hap derën kur është gati të hapë derën në bazë të konsensusit të 27 shteteve.

“Negociatat, të kapim trenin e Bashkimit Evropian. Lamë pas vendet e rajonit, që kanë shumë vite që presin. BE e hap derën kur është gati të hapë derën në bazë të konsensusit të 27 shteteve. Nuk na refuzojnë se ne nuk kemi bërë detyrat, por po na refuzojnë se nuk e kanë mendje te ne. Ne ishim një vend që na shikonin me bezdi, buzëqeshnin me zor, as nuk na llogarisnin fare.

Kur ne morëm detyrën në 2013, në Tiranë kishte vite që nuk vinte një i parë i BE. Sot është hapur dera dhe kjo derë e hapur duhet shfrytëzuar, sepse mund të mbyllet dhe mund të mbesim jashtë për disa vite. Ne kemi mundësi t’i mbyllim për tre vjet, por kjo do të thotë se duhet të punojmë çdo ditë”, tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll