Politike

"Bufi nuk lë vend pa e futur atë sqep," Rama thirrje të rinjve: Vota nuk është për të marrë 71 mandate, se nuk diskutohet që do i marrim! Është votë për integrimin e vendit

Rama theksoi se Berisha të cilin e cilësoi si bufi e fut sqepin gjithandej në të gjitha temat nga familja e deri te gratë. Sipas tij Berisha i ka publikuar atij foto të tij personale nudo.

21 Prill 2025, 12:15 Nga N.F
"Bufi nuk lë vend pa e futur atë sqep," Rama thirrje të
Rama

KAVAJË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Kavaja ka folur në lidhje me kreun e PD-së Sali Berisha. Rama theksoi se Berisha të cilin e cilësoi si bufi e fut sqepin gjithandej në të gjitha temat nga familja e deri te gratë. Sipas tij Berisha i ka publikuar atij foto të tij personale nudo.

Ai më tej i bëri thirrje të rinjve të votojnë numrin 5 për PS-në për integrimin në BE. Rama theksoi se vota e të rinjve nuk është për të marrë 71 mandate pasi sipas tij kjo nuk diskutohet se do të arrihet por për anëtarësimin dhe rrugën drejt BE-së.

"Bufi nuk lë krevat pa hyrë. Nuk lë vend pa e futur atë sqep, tek familjet, vajzat, gratë. Kështu veproi dhe me mua, kur më publikoi foto nudo personale. Kur konkurrova për kryetar partie, Pandi ishte kundër. Pandi konkurroi për sekretar të partisë dhe fitoi. Ishim shokë dhe Pandi nuk donte që unë të bëhem kryetar partie. I thashë o Pandi, jemi të dënuar të punojmë bashkë. Më tha që të bashkëpunojmë duhet të mos veshësh çorape të kuqe dhe të martohesh.

I plotësova kushtet. Më 11 maj, vota është për historinë. Kjo, sepse me atë votë, Shqipëria bën përpara drejt rrugës në Bashkimin Europian.  Nuk është votë për të marrë 71 mandate, se ne 71 nuk diskutohet që do i marrim, është votë për integrimin e vendit. Edhe Luli të futet me matematikën e vet, PS nuk merr kurrë më pak se 71 mandat," tha ai.

rama

Sondazh

Poll