Politike

Rama thumbon Berishën nga Durrësi: Po të kishte qenë Bufi në qeveri kur u goditëm nga tërmeti, sot t’i harronit banesat e reja

Gjithashtu Kryeministri u shpreh se në fund të mandatit të katër në çdo shtëpi durrsake do të ketë ujë 24 orë.

21 Prill 2025, 17:49 Nga E. D
Rama thumbon Berishën nga Durrësi: Po të kishte qenë Bufi
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me gratë dhe vajzat në qytetin e Durrësit, tha se falë PS-së sot qytetarët që u goditën nga tërmeti dhe humbën banesta e tyre janë me shtëpi të reja. Sipas tij nëse në qeveri do të kishte qenë Berisha, ose siç ai e cilëson këneta me Bufin, në momentin që u përballën me tërmetin, sot nuk do të kishte qytetarë me banesa të reja. Gjithashtu Kryeministri u shpreh se në fund të mandatit të katër në çdo shtëpi durrsake do të ketë ujë 24 orë.

“Nëse nuk do ishim ne në qeveri, por këneta me Bufin, sot harrojini që do kishit marrë shtëpi të reja. Nëse nuk do ishim ne në qeveri, do të ishte këneta me Bufin që e lanë Shqipërinë pa asnjë pavion spitali, imagjinoni se çfarë do të bëhej me Covidin. Ne nuk dolëm në luftë me Rusinë, por imagjinoni në një periudhë kur u godit i gjithë sistemi i furnizimit me energji, ne bëmë atë që jo vetëm që nuk rritëm çmimin, por kapërcyem atë krizë dhe jemi i vetmi vend që ulëm çmimin e energjisë me 10.5%. ja ku është Durrësi i cili sot është një kantier që vazhdon e vazhdon me projekte. Vetëm sot nga mëngjesi kemi 4,5.6 kantiere, ka edhe të tjerë plot që do të vazhdojnë.

Siç ju kam premtuar kur morëm mandatin e tretë thashë që do bëjmë në Durrës më shumë se çdo mandat më parë. Po të shohësh shifrat, kështu ka ndodhur vërtetë. Durrësi është një nga qytetet që e ka patur gjithmonë problem ujin e pijshëm, edhe në kohën e komunizmit, e ka patur gjithmonë ujin me orar dhe sot ne jemi në Bashkinë e Durrësit me nivelin më të mrië të furnizimit me ujë, kemi zona me 24 orë ujë, dhe me investimin përfundimtar që do të bëjmë, që janë firmosur të tëra me Agjencisë Franceze për Zhvillim, ne do të mbyllim mandatin e katër edhe këtë probblematikë”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll