Politike

VIDEO/ Në mes të minorenëve, kryeministri iu drejtohet pjesëmarrësve: Kërkoni në google Edi Rama nudo, sa keni parë ju

Gjatë ditës së sotme kishte mbledhur nxënësit e shkollave në një plazh të Spillesë, Rama u kërkonte që të shikonin atë në fotot nudo që i janë publikuar nga mediat. 

21 Prill 2025, 11:19 Nga I.A
VIDEO/ Në mes të minorenëve, kryeministri iu drejtohet
Edi Rama

SPILLE- Kryesocialisti Edi Rama ka shkëmbyer disa batuta me deputetin Pandeli Majko duke kujtuar foton nudo të dikurshme të kryeministrit në plazh. Gjatë ditës së sotme kishte mbledhur nxënësit e shkollave në një plazh të Spillesë, Rama u kërkonte që të shikonin atë në fotot nudo që i janë publikuar nga mediat. Gjatë fjalës së tij në Spille, Rama tha se deti po i kujtonte kur kishte dal foto lakuriq.

Majko: Jemi në plazh dhe më duket sikur jemi kthyer të dy në një vend që na ngjall kujtime shumë interesante.

Rama: Jo mua më kujtohet kur isha lakuriq se më nxorrën ata.

Majko: E tha vetë, edhe kolëgëve të PD-së i thashë ky ju ka mundur kur ishte pa gjë. E jo më tani që e kemi veshur ne. 

Rama: Ta sqarojmë këtë. Shikoni si është puna. Kur isha në moshën e disave nga ju këtu, dola dhe unë për liri dhe demokraci. Edhe nuk i doja bufin dhe këta se nuk i shikoja dot me sy në fakt. Isha me një shoqen time dhe ca shokë të tjerë, edhe nuk kishte na një gjë.

edi rama

Sondazh

Poll