21 Prill 2025, 13:32
Nga I.A
Florjan Sulejmani
BERAT- Gjykata e Beratit ka lënë në fuqi vendimin e Prokurorisë Berat në lidhje me pezullimin nga detyra për kreun e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Florjan Sulejmani. Në vendimin e dhënë ditën e sotme, Gjykata ka vendosur vazhimin e masës së pezullimit nga detyra të kreut të AMP-së.
Ndërkohë që pas këtij vendimi, nga Gjykata është marrë vendimi tjetër për të shpallur moskompetencë për këtë çështje. Çështja tashmë i kalon Gjykatës së Tiranës, si gjykatë kompetente për gjykimin e kësaj çështjeje.
VENDIMI I GJYKATËS BERAT
Bazuar në nenet 228, 229, 242, 248 të Kodit të Procedurës Penale dhe neni 248 i Kodit Penal,
VENDOSI:
Vazhdimin e masës së sigurimit personal ndalues të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim Florian Sulejmani, i datëlindjes 20.12.1977, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat dhe Policia Gjyqësore Berat të zbatojë këtë vendim.
Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.
Kundër këtij vendimi (i cili sipas nenit 248 i KPP do të depozitohet i arsyetuar brenda 48 orëve) lejohet të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, afat ky që fillon nga e nesërmja e ditës së njoftimit të këtij vendimi.
Shpalljen e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, në lidhje me çështjen penale me Nr. 179 Regj. Them, Dt.Regj.Them 17.04.2025.
Dërgimin e akteve Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë si gjykatë kompetente tokësore për gjykimin e kësaj çështjeje.
U shpall në Berat, datë 21.04.2025!

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florjan Sulejmani është pezulluar nga detyra me kërkesë të Prokurorisë së Beratit. Sulejmani akuzohet për veprën penale 'shpërdorim i detyrës' dhe vendimi për pezullimin e ushtrimit të detyrës u mor nga tërësia e akteve deri në këtë fazë të hetimit. Sipas Prokurorisë së Beratit, Sulejmani ka transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim me ligjin. Teksa në Berat ka qenë duke u zhvilluar një hetim për disa nga OPGJ-të, ka dyshime se Sulejmani ka ndërhyrë duke i lëvizur nga detyra që mbanin.
florjan sulejmani amp
Politike
21 Prill 2025, 11:19
I.A
Edi Rama
SPILLE- Kryesocialisti Edi Rama ka shkëmbyer disa batuta me deputetin Pandeli Majko duke kujtuar foton nudo të dikurshme t&eum...
Politike
21 Prill 2025, 12:58
M.L
Sali Berisha
PUKË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarët e Pukës ditën e sotme. Gjatë fjalimit ...
Politike
21 Prill 2025, 12:34
I.A
Sali Berisha
PUKË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbajtur një takim ditën e sotme në qyetin e Pukës. Gjatë fjalimit të ti...
Politike
21 Prill 2025, 12:15
N.F
Rama
KAVAJË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Kavaja ka folur në lidhje me kreun e PD-së Sali Berisha. Rama thek...
Politike
21 Prill 2025, 12:19
I.A
Sali Berisha
PUKË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarët e Pukës ditën e sotme. Gj...
Politike
21 Prill 2025, 12:17
I.A
Sali Berisha
PUKË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarët e Pukës ditën e sotme. Gjatë fjalimit t&eum...
Politike
21 Prill 2025, 12:00
N.F
KAVAJË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takim me të rinjtë në Kavajë ka ironizuar opozitën. Ram...
Politike
21 Prill 2025, 11:46
N.F
KAVAJË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Kavajë. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se...
Politike
21 Prill 2025, 11:43
I.A
Edi Rama dhe Ilir Vrenozi
KORÇË- Demokrati Ilir Vrenozi ka replikuar edhe një herë me Edi Ramën në lidhje me refuzimin...
Politike
21 Prill 2025, 11:15
N.F
Meta dhe Papa Françesku
TIRANË- Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka reaguar së fundmi përmes një postimi në "Facebook"p&e...