Bota

“Ai ishte ndryshe nga ata që erdhën para tij", Biden: Papa Françesku ishte Papa i popullit, i shpresës dhe dashurisë!

Ai më tej shtoi se nderon luftën e tij për paqen dhe mbrojtjen e planetit, si dhe promovimin e barazisë dhe fundin e varfërisë dhe vuajtjes në të gjithë botën.

21 Prill 2025, 15:55 Nga N.F
“Ai ishte ndryshe nga ata që erdhën para tij", Biden: Papa
Biden dhe Trump

SHBA- Ish-presidenti amerikan, Joe Biden ka reaguar së fundmi në lidhje lidhje me ndarjen nga jeta të Papa Françesku. Biden shkruan se Papa Françesku ishte një udhëheqësit më të rëndësishëm të kohës sonë. Ai më tej shtoi se nderon luftën e tij për paqen dhe mbrojtjen e planetit, si dhe promovimin e barazisë dhe fundin e varfërisë dhe vuajtjes në të gjithë botën.

“Ai ishte ndryshe nga ata që erdhën para tij. Ai ishte Papa i popullit, i dritës së besimit, shpresës dhe dashurisë”, shton Joe Biden duke postuar një foto të tij me Papa Françeskun.

Papa Françesku ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 88-vjeçare. Papa, i cili ishte peshkop i Romës dhe kreu i Kishës Katolike, u bë Papë në vitin 2013 pasi paraardhësi i tij Benedikti XVI dha dorëheqjen. Vdekja e tij u njoftua nga kardinali Kevin Farrell në një deklaratë të lëshuar nga Vatikani. Vatikani njoftoi se Ati i Shenjtë ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së sotme.

Në deklaratën që u lexua nga kardinali Kevin Farrell thuhet se e gjithë jeta e Papës iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij. Më tej thuhet se Papa i mësoi të jetojnë vlerat e Ungjillit me besnikëri, guxim dhe dashuri universale, veçanërisht në favor të më të varfërve dhe më të margjinalizuarve. Ati i Shenjtë ishte i pari papë nga Amerika e Jugut dhe njëkohësisht i pari papë Jezuit. 

 

papa françesku

Sondazh

Poll