Bota

Themeluesi dhe kryetari i Forumit Ekonomik Botëror, Klaus Schwab jep dorëheqjen

Borge Brende, ish-ministër i Jashtëm i Norvegjisë tashmë është Drejtor Ekzekutiv i Forumit.

21 Prill 2025, 14:21 Nga N.F
Themeluesi dhe kryetari i Forumit Ekonomik Botëror, Klaus Schwab jep
Klaus Schwab

SHBA- Klaus Schwab, themeluesi i Forumit Ekonomik Botëror ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si president dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve.

“Me hyrjen në vitin tim të 88-të, kam vendosur të largohem nga posti im si kryetar dhe anëtar i bordit të drejtorëve, me efekt të menjëhershëm”, shkroi Klaus Schwab në njoftimin e tij, i cili do të pasohet nga nënkryetari i bordit të drejtorëve Peter Brambeck-Letmate.

Borge Brende, ish-ministër i Jashtëm i Norvegjisë tashmë është Drejtor Ekzekutiv i Forumit. Forumi  Ekonomik Botëror në një deklaratë u shpreh se bordi i drejtorëve ka njohur arritjet e jashtëzakonshme të Presidentit dhe themeluesit të Forumit Ekonomik Botëror Klaus Schwab.

Sipas fprumit ai krijoi platformën kryesore globale për dialogun dhe përparimin dhe Bordi shprehu mirënjohjen e tij për 55 vjet udhëheqje të palodhshme në krye të Forumit. Bordi theksoi rëndësinë e ruajtjes së qëndrueshme të misionit dhe vlerave të Forumit për të nxitur përparimin.

klaus schwab

Sondazh

Poll