Bota

Nga lufta, korrupsioni e deri te komuniteti LGBT, disa nga deklaratat e e Papa Françeskut që nxitën reagime në mbarë botën

Ndër mesazhet që bëri bujë është edhe ai rreth komunitetit LGBT ku u shpreh se ata janë fëmijë të Zotit dhe se kush është ai për ti gjykuar.

21 Prill 2025, 13:12 Nga N.F
Nga lufta, korrupsioni e deri te komuniteti LGBT, disa nga deklaratat e e Papa
Papa Francesku

VATIKAN- Papa Françesku ka vdekur në moshën 88-vjeçare pas disa kohësh i shhtruar në spital me pneumoni. Gjatë shtrimit në spital, Papa përjetoi disa episode të dështimit të frymëmarrjes, duke përfshirë bronkospazma, të cilat kërkonin ventilim mekanik jo-invaziv. Ai doli nga spitali muajin e kaluar dhe u shfaq para besimtarëve ditën e Pashkëve në Vatikan.

Teksa e gjithë bota tashmë i ka sytë nga Vatikani dhe nderimi i Papa Françeskut janë rikthyer edhe një herë në vemëndje të gjitha kontributet e 88-vjeçarit. Papa Françesku ka qenë i njohur për fjalimin e tij të hapur mbi problemet sociale globale, varfërinë, emigracionin, ekologjinë dhe të drejtat e pakicave. Mesazhet e tij shpesh shkaktuan reagime të mëdha, si brenda Kishës ashtu edhe në botë. Ndër mesazhet që bëri bujë është edhe ai rreth komunitetit LGBT ku u shpreh se ata janë fëmijë të Zotit dhe se kush është ai për ti gjykuar.

“Nëse dikush është homoseksual dhe kërkon Zotin dhe ka vullnet të mirë, kush jam unë për të gjykuar? Zoti i do të gjithë fëmijët e tij, ashtu siç janë. Homoseksualët kanë të drejtë të jenë në një familje. Ata janë fëmijë të Zotit dhe kanë të drejtën e një familje,” shprehej Papa.

Ai gjithashtu ka folur dhe për emigrantë teksa ka theksuar se ata nuk janë një kërcënim për kulturat, zakonet dhe vlerat tona. Sipas tij ata janë njerëz që kërkojnë paqe.”

“Emigrantët sot janë një simbol i të gjithë atyre që janë refuzuar nga shoqëria. I bëj thirrje të gjithë besimtarëve të Kishës Katolike të mos i nënshtrohen tregimeve që diskriminojnë dhe shkaktojnë vuajtje të panevojshme për vëllezërit dhe motrat tona migrantë dhe refugjatë," shprehej ai.

Sa i përket varfërisë, pabarazisë dhe korrupsionit, Papa shprehej se kjo ekonomi po vret. Sipa tij nuk mund të tolerohet të shpërdorohet ushqimi ndërsa njerëzit janë të uritur.

“Korrupsioni mban erë," shprehej ai.

Për luftën Papa shprehej se ajo është gjithmonë një humbje dhe se nuk është kurrë një zgjidhje.

“Lufta është disfata e politikës dhe e njerëzimit. Lufta është një cenim. Cenim i dinjitetit njerëzor,” thoshte ai.

Papa gjithashtu ka folu edhe për tema rreth ekologjisë teksa shprehej se toka është shtëpia jonë e përbashkët dhe ne po e plaçkitim pamëshirshëm.

papa françesku

Sondazh

Poll