Bota

DW: Bota mban zi për humbjen e Papa Françeskut, avokati i të dobtëve!

Pas lajmit për vdekjen e tij mëngjesin e së hënës së Pashkëve në sheshin e Shën Pjetrit u mblodhën shumë vetë. Në mbarë botën u shprehën vlerësime për angazhimi e Papa Françeskut për njerëzimin.

21 Prill 2025, 15:15 Nga N.F
DW: Bota mban zi për humbjen e Papa Françeskut, avokati i të
Papa Françesku

VATIKAN- Vdekja e Papës shkaktoi keqardhje dhe pikëllim të madh në mbarë botën. Në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan u mblodhën shumë njerëz për të vajtuar për Papën.

Pas lajmit për vdekjen e tij mëngjesin e së hënës së Pashkëve në sheshin e Shën Pjetrit u mblodhën shumë vetë. Në mbarë botën u shprehën vlerësime për angazhimi e Papa Françeskut për njerëzimin.

Jo vetëm në Romë por në mbarë botën njerëzit e përkujtojnë Papa Françeskun e ndjerë veçanërisht për përkushtimin e tij ndaj të varfërve dhe të dobëtve.

Avokati i të dobtëve

Gjatë gjithë të hënës në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan u mblodhën gjithnjë e më shumë njerëz për të vajtuar së bashku për Papën.

Kreu i Kishës Katolike doli vetë të dielën (20.04) për të dhënë urimin në meshën e Pashkëve. Pelegrinët mbanin kryqe në kujtim të Françeskut dhe në mesditë në bazilikën e Shën Pjetrit ranë këmbanat./ DW

papa françesku

Sondazh

Poll