21 Prill 2025, 15:22
Nga N.F
Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar së fundmi në lidhje me ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Trump përmes një postimi në Truth Social ka shkruar "U prehsh në paqe Papa Françesku”.
Trump më tej në reagim shtoi "Zoti e bekoftë atë dhe të gjithë ata që e donin!" Para reagimit të Trump ka reaguar Shtëpia e Bardhë.
“U preftë në paqe”, tha Shtëpia e Bardhë, me postimin e shoqëruar me dy foto nga takimi i Papa Françeskut me Donald Trump dhe J.D. Vance.
Papa Françesku ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 88-vjeçare. Papa, i cili ishte peshkop i Romës dhe kreu i Kishës Katolike, u bë Papë në vitin 2013 pasi paraardhësi i tij Benedikti XVI dha dorëheqjen. Vdekja e tij u njoftua nga kardinali Kevin Farrell në një deklaratë të lëshuar nga Vatikani, ku thuhej se Ati i Shenjtë ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së sotme. Në deklaratën që u lexua nga kardinali Kevin Farrell thuhet se e gjithë jeta e Papës iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij.
Ati i Shenjtë ishte i pari papë nga Amerika e Jugut dhe njëkohësisht i pari papë Jezuit. Kohët e fundit shëndeti i tij u përkeqësua shumë si pasojë e pneumonisë, sëmundje që shënjoi jetën e tij që në moshën 21-vjecare, ku si pasojë e pneumonisë, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ku ju hoq pjesa e sipërme e mushkërisë së djathtë. Gjatë Papatit, Françesku ndërmori një sërë reformash, ndër to edhe Kodin Penal të Vatikanit, ku përafroi dënimet me ato të ligjeve ndërkombëtare
trump trump papa françesku
Bota
21 Prill 2025, 15:20
E. D
Rexhep Tajip Erdogan dhe Papa Francesku
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta t&e...
Bota
21 Prill 2025, 15:15
N.F
Papa Françesku
VATIKAN- Vdekja e Papës shkaktoi keqardhje dhe pikëllim të madh në mbarë botën. Në sheshin e ...
Bota
21 Prill 2025, 14:59
r.ll
foto ilustruese
PARIS- Trazira janë shkaktuar në Notre Dame de Paris në mëngjesin e djeshëm kur një shoqërues ...
Bota
21 Prill 2025, 14:43
N.F
Takimi i Trump me Papën në vitin 2017
SHBA- Shtëpia e Bardhë ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Papa Françesk...
Bota
21 Prill 2025, 14:21
N.F
Klaus Schwab
SHBA- Klaus Schwab, themeluesi i Forumit Ekonomik Botëror ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si president dhe an&eum...
Bota
21 Prill 2025, 13:27
r.ll
foto ilustruese
EKUADOR- Një burrë është sulmuar në mënyrë çnjerëzore në Ekuador nga një...
Bota
21 Prill 2025, 13:12
N.F
Papa Francesku
VATIKAN- Papa Françesku ka vdekur në moshën 88-vjeçare pas disa kohësh i shhtruar në spital me pneumo...
Bota
21 Prill 2025, 12:55
N.F
Kulla Eiffel
PARIS- Kulla Eiffel nuk do t'i ndezë sonte dritat e saj në nder të Papa Françeskut i cili ndërroi jet&eum...
Bota
21 Prill 2025, 11:42
r.ll
papa francesku
VATIKAN- Vdekja e Papa Françeskut mëngjesin e të hënës së Pashkëve solli dhe aktivizimin e n...
Bota
21 Prill 2025, 11:08
I.A
Papa Francesku
VATIKAN- Dalja e fundit e Papa Françeskut për besimtarët ka qenë ditën e djeshme në kuadër t&...