Aktualitet

Vrasja e Gjovalin Prendit/ Dalin pamjet e automjetit të autorëve, zbulohet itinerari i lëvizjes së tyre (FOTO)

Disa orë pas ngjarjes makina u gjet e shkrumbuar pranë një kanali në fshatin Fushë Gjormë.

21 Prill 2025, 14:21 Nga r.ll
Vrasja e Gjovalin Prendit/ Dalin pamjet e automjetit të autorëve,
gjovalin prendi

LEZHË- Detaje të reja janë publikuar lidhur me vrasjen e Gjovalin Prendit në Lezhë. Gjithashtu është publikuar edhe fotoja e automjetit të tre autorëve. Këta të fundit kanë ardhur nga ura e Milotit në vendngjarje, ku dy persona janë afruar në këmbë pranë lokalit të Prendit dhe një prej tyre e ka qëlluar disa herë. 

Vrasja e Gjovalin Prendit/ Dalin pamjet e automjetit të autorëve,

Pasi e kanë vrarë 64-vjeçarin ata janë marrë sërish nga automjeti që shihet në foton e mësipërme dhe kanë lëvizur sërish nga drejtimi që erdhën. Disa orë pas ngjarjes makina u gjet e shkrumbuar pranë një kanali në fshatin Fushë Gjormë. 

Gjovalin Prendi, babai i Sidorel Prendit, të njohur më shumë si Roan Brahimi, u ekzekutua mbrëmjen e 17 prillit në fshatin Pllanë të Lezhës teksa po konsumonte kafe në lokalin e tij. Në lokal ka patur dhe persona të tjerë prezent mes tyre dhe familjarë. Këta të fundit e kanë dërguar 64-vjeçarin menjëherë në spital por nuk i ka mbijetuar plagëve të marra. Ky lokal është sulmuar edhe më parë dy herë me armë zjarri dhe eksploziv.  Vrasja dyshohet se ka ndodhur për motive hakmarrëse për shkak të përfshirjes së djalit të tij në ngjarje kriminale. 

Roan Brahimi i njohur si armiku i Ervis Martinajt është ekzekutuar në një atentat në Athinë të Greqisë, më 9 maj të 2024. Brahimi u vra në sy të gruas dhe djalit të tyre të vogël. Asokohe e plagosur mbeti dhe bashkëshortja e tij. Roan Brahimi dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes në 15 mars 2024 në Larushk të Krujës.

Po ashtu dyshohet se ka qenë i përfshirë në atentatin ndaj Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt. Ky i fundit rezulton i zhdukur prej kohësh. Bashkë me Brilant Martinaj humbën jetën dhe dy miqtë e tij, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata, të cilët u ekzekutuan egërsisht. Ngjarja kriminale ndodhi më 17 korrik në 2022 në mbikalimin e Fushë-Krujës.

vrasja e gjovalin prendit

Sondazh

Poll